Ditelindja : 20 .05.1985

Skuadrat ku ka luajtur:Partizani (2 herë), Besëlidhja, Laçi, Apolonia, Flamurtari, Kastrioti, Skenderbeu (2 herë), Salsk Ëroclau ( Poloni), Korabi.

Me fitoren e arritur ndaj Mllada Boleslav pas gjuajtjeve të 11m (4-2) , skuadra e Skënderbeut e sheh vehten në  fazën Play off. Të premten në mesditë skuadra  korçare ka mësuar dhe kundërshtarin e rradhës.  Do të jetë skuadra  e Dinamos së Zagrebit kundërshtare e rradhës së bardhekuqve. Një kundërshtar i njohur i formacionit të Dajës. Është pikërisht kjo skuadër që i mohoi skuadrës korçare të drejtën për të shkuar në ndeshjet në grupe  të Champion League.  Sulmuesi  korçar, Sebino Plaku , në intervistën e dhënë gazetës tonë , shprehet opmtist  se këtë herë ndeshja ndaj Dinamos do të ketë tjetër muzikë.   “ Skuadra e Dinamos është një kundërshtar për t’u vlerësuar, por këtë herë do të jemi ne  ato që do të vazhdojmë më tej” , shprehet mes të tjerash mjaft optimist, autori i 112 golave gjatë gjithë karrierës së tij, Sebino Plaku, që me golin e shënuar në ndeshjen e fundit  i dha mundësinë skuadrës së tij të vazhdoj rrugën për më tej në Europa League.

Nderim Goci :  – Urime per fitoren e arritur …

Sebino Plaku:  – Ju falenderoj. Ishte një ndeshje mjaft e bukur  e skuadrës sonë që u shpërblye me kalimin në ndeshjet e fazës Play off

  • A ndjetë vështirësi në mposhtjen e  Mlladas …?
  • Normal që po. Të gjitha ndeshjet tanimë janë të vështira. Nuk ka më skuadra  të vogla apo të mëdha.  Të mos harrojmë se ishim në disavantazh  dhe kjo ishte pak e vështirë për skuadrën tonë. Goli i shënuar në fushën kundërshtare na dha avantazh, por u desh punë për të arritur fitoren.
  • Zakonisht pas pësimit të një goli, skuadrat zakonisht dekurajohen, te ju ndodhi ndryshe, ku qëndroi sekreti i asaj përmbysje ?
  • Fillmisht ishte besimi që kishim te vetja. Një faktor i tillë është përcaktues në arritjen e rezultateve pozitive. Por ajo që do të shtoja është dhe grupi që ka skuadra  bëri punën e sajë në këtë arritje. Kur mblidhen këto faktorë, pa dyshim do të vijnë dhe rezultatet pozitive.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *