Doktoreshë Senera përshëndetje! Jam një vajzë 22 vjeçe dhe do kisha dëshirën të komunikoja me ju për problemin tim. Shpresoj të më përgjigjeni. Unë jam 1.65 e gjatë por pesha ime nuk i përshtatet gjatësisë, jam shumë e shëndoshë, jam mbipeshë pasi peshoj 83 kile. Gjoksi im është shumë i madh dhe më shqetëson shumë pasi është shumë më i madh se numri pesë dhe kjo madhësi ka filluar të më dëmtoj edhe shtyllën kurrizore. Unë nuk e mbaj dot trupin drejt sepse më dhëmb shumë shpina e më duket sikur një thikë më shpon nga pas dhe kjo dhimbje është e padurueshme. Do doja ta zvogëloja shumë sepse kështu nuk ndihem rehat. Ju lutem mund të më thoni se si bëhet kjo proçedurë?

Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA  instagram @kirurgjiplastike, facebook  @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II, tel 00355686779875: Përshëndetje e dashur. Pyetja juaj është shumë e drejtë dhe e saktë. Për gjatësinë tuaj pesha ideale do ishte deri në 68 kg siç edhe ju vetë e dini që jeni mbipeshë. Me rritjen e sasisë së dhjamit në trup pjesa e tij më e madhe depozitohet në gjoks, në bark dhe ije por gjithashtu edhe vithe, sigurisht kjo gjë varet nga konstitucioni juaj dhe po ashtu është edhe  genetike. Për të kryer operacionin e zvogëlimit të gjoksit në radhë të parë ne do ju rekomandonim një rënie në peshë të paktën 10 kilogram pasi në këtë fazë nëse neve kryejmë zvogëlimim e gjirit do ketë varje më pas dhe asimetri. E mirë është që të arrini peshën tuaj ideale ose diçka pranë atij numri dhe  sasia e masës që do largohet nga trupi juaj të shndërrohet në lëkurë të cilën ne më pas ta largojmë me anë të kirurgjisë dhe t’ju krijojmë një gjoks të bukur, të ngritur dhe t’ju shkojë me linjat tuaja.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *