Përshëndetje gazeta Intervista! Si fillim ju përgëzoj për artikujt që shkruani çdo javë në gazetën tuaj. Unë jam një vajzë 26 vjeçe dhe kam një vit e fejuar. I fejuari im është pak si çun mami edhe pse unë e dua shumë. Ndonjëherë ulem të diskutoj me vjehrrën dhe shpesh më thotë brezi juaj është djegur, s’di të bëj asgjë, nuk ka vullnet, nuk dinë të të bëjnë as punë e as të gatuajnë dhe ky e mbron gjoja duke qeshur dhe duke u justifikuar. Unë di që vjerra ime ka shumë qejf rizoton dhe do doja të më dërgonit një recetë të veçante me çfarë ta gatuaj që ta surpizoj dhe ta “çmend” fare kur ta provoj. Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.
Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje, kam kënaqësinë më të madhe ti përgjigjem mesazheve të tilla. Unë ende nuk jam i fejuar dhe do e vlerësoja shumë që nusja ime të bënte diçka të tillë për mua. Kështu që i fejuari jot duhet të ndihet shumë me fat që të ka.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!