Nëntitull: Sëmundja Pulmonare Bllokuese Kronike (SPBK)

 

  1. SPBK-ja mund të diagnostikohet me një analizë:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ka dy lloje SPBK-sh:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Sa amerikanë të rritur vuajnë nga SPBK-ja?
  2. 1 milion
  3. 5 milionë
  4. 15 milionë
  5. 24 milionë

 

  1. Sëmundja nuk diagnostikohet herët sepse:
  2. Simptomat shfaqen dalëngadalë.
  3. Gjenden gjithmonë mënyra për të përmirësuar frymëmarrjen.
  4. Njerëzit mendojnë se kjo është pasojë normale e plakjes.
  5. Të gjitha më lart.

 

  1. Duhanpirja është shkaku kryesor i SPBK-së:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Cila nga këto quhet një simptomë?
  2. Dhimbjet e kokës
  3. Sinuset e zëna
  4. Këlbaza
  5. Të gjitha më sipër

 

  1. Mund të kesh edhe SPBK, edhe astmë:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Pasi sëmuresh me SPBK, nuk përmirësohesh kurrë:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Kur je i sëmurë me SPBK, duhet të bësh kujdes me gjërat që ha:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. SPBK-ja është një sëmundje që shfaqet me kalimin e moshës:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Ndërprerja e duhanit është mënyra më e mirë për të luftuar SPBK-në:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Njerëzit me SPBK duhet të bëjnë çdo vit vaksinën kundër gripit:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Çfarë trajtimi përdoret kundër SPBK-së?
  2. Rehabilitimi i mushkërive
  3. Ilaçe
  4. Terapi me oksigjen
  5. Të gjitha më sipër

 

  1. Nëse simptomat tuaja përkeqësohen papritur, kjo quhet një:
  2. Krizë
  3. Rëndim
  4. Humbje ndjenjash
  5. Asnjë nga më sipër

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Analiza quhet spirometri dhe është një test i thjeshtë frymëmarrjeje që mund të zbulojë këtë sëmundje të mushkërive. Ajo mund ta tregojë problemin edhe para se simptomat tuaja të përkeqësohen. Me anë të saj, matet sa ajër del nga mushkëritë dhe sa shpejt e bëni ju këtë gjë. SPBK-ja vështirëson frymëmarrjen dhe e shtyn zemrën të punojë më shumë. Ju keni gjasa ta keni nëse:

– Jeni mbi 40 vjeç dhe pini duhan, ose keni pirë më parë.

– Jeni ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj një sasie të madhe të disa kimikateve, tymrave, pluhurit apo blozës në ajër.

– Keni thithur shumë tym cigareje nga njerëzit që e pinin pranë jush.

– Keni një defekt gjenetik, të quajtur mungesë e alpha-1 antitrypsin.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Shumica e njerëzve me këtë sëmundje kanë edhe bronkit kronik, edhe emfizema, por edhe vetëm me njërën nga këto sëmundje, mund të kesh SPBK. Kur ke bronkit kronik, rrugët e ajrit nga futet ai në mushkëri janë të enjtura dhe me kalimin e kohës, shtresa e tyre e brendshme ndryshon. Kjo bën që pcientët të kenë një kollë që nuk ikën dhe shumë këlbazë. Emfizema shkakton çarjen e qeskave të ajrit në mushkëri dhe në këtë rast, vështirësohet furnizimi i gjakut me oksigjen.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Shumë njerëz që e kanë këtë sëmundje, ka gjasa të mos e dinë këtë. Ekspertët mendojnë se shumë njerëz që e kanë atë, thjesht nuk janë diagnostikuar.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Meqë sëmundja do kohë që të përkeqësohet, mund të mos e kuptosh menjëherë problemin, ose mund t’ia hedhësh fajin moshës për kollën, apo mosmbushjen me frymë. Ju mund të ndryshoni edhe gjërat që bëni çdo ditë dhe që e vështirësojnë frymëmarrjen.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjes. Shumica e njerëzve që vuajnë prej saj, pijnë ose kanë pirë duhan. Megjithatë, ka duhanpirës që nuk e kanë sëmundjen dhe meqë ka shkaqe të tjera, ka një numër të vogël të sëmurësh që nuk e kanë pirë kurrë duhanin.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Shenjat e hershme të një SPBK-je ndryshojnë, por ndër ato që hasen më shpesh janë:

– Kollitja e shpeshtë me shumë këlbazë që vjen nga mushkëritë.

– Mosmbushja me frymë.

– Kolla e vazhdueshme.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Mund t’i kesh të dyja, por astma zakonisht fillon në një moshë më të re. SPBK-ja shpesh ka lidhje me moshën dhe duhanpirjen. Simptomat mund të jenë të ngjashme, por ato të astmës (marrja frymë me fishkëllimë, vështirësia në frymëmarrje dhe kollitja) nxiten nga një shkak, si alergjia, ose sporti i fuqishëm. Ato gjithashtu përmirësohen me trajtim. Për njerëzit me SPBK, dëmtimi i mushkërive përkeqësohet me kalimin e kohës.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Sëmundja nuk shërohet kurrë, por mund të trajtosh simptomat dhe të jetosh më mirë. Një pjesë e madhe varet nga fakti sesa mirë punojnë mushkëritë, si e ndjek trajtimin dhe si i përgjigjet atij trupi juaj. Ju mund të ndjeheni më mirë, të jeni aktivë dhe të ngadalësoni ritmin e përkeqësimit të sëmundjes.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Një i sëmurë me SPBK mund të djegë deri në 10 herë më shumë kalori vetëm duke u përpjekur të marrë frymë. Nëse jeni mbipeshë, zemra dhe mushkëritë duhet të punojnë edhe më shumë. Nëse jeni nën peshë, ka gjasa të keni komplikacione nga kjo sëmundje. Kështu pra, është e rëndësishme të keni një peshë të shëndetshme dhe ta ruani atë. Si fillim, zgjidhni gjëra të ushqyeshme që do t’ju ndihmojnë ta menaxhoni më mirë sëmundjen.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Shumica e njerëzve që diagnostikohen prej saj janë mbi 45 vjeç. Ajo haset më shumë te burrat e moshës 75-84 vjeç dhe te gratë e moshës 65-84 vjeç. Një problem gjenetik që është mungesa e genit alpha-1 antitrypsin, mund ta shkaktojë atë edhe te të rinjtë. Shumica e njerëzve nuk diagnostikohen prej saj, sepse ata mendojnë se nuk mbushen dot me frymë ngaqë janë të sëmurë ose jo në formë.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Lënia e duhanit ndikon direkt në ritmin e përkeqësimit. Lënia e tij shton edhe shanset që të mos sëmureni prej kësaj sëmundjeje.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Gripi mund të shkaktojë probleme serioze te njerëzit me SPBK. Ata janë gjithashtu më të prekshëm ndaj infeksioneve të mushkërive, si pneumonia. Flisni me doktorin tuaj për mundësinë e vaksinimit.

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Rehabilitimi i mushkërive përfshin sportin, gjërat që duhet të hani dhe nganjëherë, këshillimin me një psikolog. Doktori mund t’ju japë ilaçe për përmirësimin e frymëmarrjes (që thithen nga goja), që relaksojnë muskujt e mushkërive dhe lehtësojnë frymëmarrjen. Nëse keni një SPBK të rënduar, mund të keni nevojë edhe për oksigjen.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Shenjat e zakonshme paralajmëruese janë frymëmarrja me fishkëllimë, përkeqësimi i kollës, ose marrja e frymës, frymëmarrja e shpeshtë dhe jo e thellë, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës, ose temperatura, si edhe ndryshimi i ngjyrës së këlbazës. Njerëzit me SPBK mund të kenë një ose dy rëndime në vit, të cilat përkeqësohen me kalimin e kohës. Kërkojini doktorit t’ju japë një plan trajtimi që do t’ju ndihmojë të ndjeheni më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *