Kam filluar të shikoj shumë filma pornografikë dhe ndonjëherë më duket sikur po nuk pashë filma nuk erektohem dot. Këtë problem nuk e kam patur më parë. Kam një vit lidhje me një vajzë që është shumë simpatike por më vjen zor se ajo bën sikur më kupton por unë e di që ndihet keq kur unë e bëj diçka të tillë. Më thuaj si të heq dorë nga ky ves se e kam të pamundur.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, Poliklinika Qendrore, 0682213329:-Filmat pornografikë ndahen në dy forma: hard pornografia dhe soft pornografia. Hard pornografi është kur personazhet që pozojnë për këto lloje filmash apo revistash pozojnë edhe organet e tyre seksuale. Për sa i përket sot pornografisë femrat ekspozojnë pjesë të tyre të trupit si gjoksi apo pjesë të tij, shpatullat, vithet apo gjatësinë e këmbëve. Pornografia është një lloj eksitimi për mashkullin. Kjo gjë rekomandohet edhe nga seksologu apo psikologu për një person që ka probleme  në uljen e dëshirës seksuale dhe ky moment shoqërohet edhe me masturbim e kjo ndodh kur mashkulli s’ka partnere. Është e mirë që hard pornografia të shikohet në çift, sidomos nga çifte që kanë neglizhencë të marrëdhënieve seksuale.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *