Udhëkryq
Ta largoj shokun?
Përshëndetje gazeta Intervista! Dua të ndaj problemin tim me lexuesit e kësaj gazette që të marr një mendim apo këshillë për këtë hall që më ka zënë por si fillim do doja të mbetesha anonim. Unë jam i martuar 28 vjeç dhe kam një shok të ngushtë që e kam prej vitesh, kemi dal bashkë, kemi ikur me pushime e jemi shumë të afërt por problemi që mua më shqetëson është se ai ka krijuar një afrimitet edhe me gruan time, unë kam bërë sikur nuk e kam kuptuar dhe po bëj lojën ai më merr shumë shpesh në telefon që më provokon. Nuk di si t’ia bëj më se kjo situatë është bërë vërtetë shqetësuese për mua. Ndonjëhërë e ngacmoj gruan me fjalë që të më thotë si është puna por ajo bën sikur nuk e kupton. Jam në hall e s’po di si të veproj?
-Të keqen unë ty çfarë shoku me shans që paske! Mblidh veprat në dorë dhe pastaj vepro me mend në kokë! Oriada
-Stambolli u dogj ti akoma shoku, çfarë shokësh ka sot? Nuk është rast i rrallë, kam dëgjuar që shoku ja ka marr gruan shokut. Sara
-Prit dhe pak, çfarë pret? Që të lërë gruaja ty? Ti qenke i shkretë, nuk e di çfarë të bësh dhe kërkon mendime këtu. Mbaje të tradhëtojë me gjithë shokët e tu, ai të ngacmon gruan dhe ti e quan shok, gruaja jote është në rregull se burrin e ka në shtëpi edhe dashnorin e ka, asaj nuk i mungon gjë por ti hap sytë se po tallen me ty. Ti edhe e di që flasin edhe rri, ajo mund të bëjë ç’të dojë ti nuk thua gjë. Ruda
– Ua, është diçka shumë e thjeshtë, ik nga shtëpia për një punë nja dy ditë e ruaje që të marrësh situatën në dorë ose bëje si ai tipi që tek numri i tij vuri emrin e personit që dyshonte se gruaja e tradhetonte dhe filloi të fliste. Iva
– Qofsh ti që je vëllai, si e bën gjumin rehat duke e ditur që “bukën” tënde po ta ha shoku me lezet. Rri, rri bëj sikur nuk di gjë. Maria
– Merrja telefonin gruas tënde, përgjigju atij pisi mashkull që e quan edhe shok dhe pyete çfarë do në telefonin e gruas! Ftoje për kafen e fundit dhe jepi një dru të mirë se mbase ta ka mashtruar gruan! Shko në shtëpi dhe jepi një mësim tradhëtares tënde që të mos i bjerë më ndërmend për atë pisin që ti me plot gojën e quan shok! Ëngjëllush
– Qenke tip fare o burrë i dheut, unë të dyshoj i ha të gjallë të dy jo më të kem kuptuar, qofsh ti që je. Denis
– Me dashuri e me urtësi, ftoje për darkë shokun edhe thuaj pastaj e gëzofsh gruan. Landi
– Mos luaj me zjarrin por hidhi ujë pa t’u djegur shtëpia. Bani
– Kur do i kapësh ti kur të zej shoku ndonjë tjetër dhe të filloj ti rralloj telefonatat me ty pastaj? Emi
– Epo tani u vërtetua ajo fjala e urtë që kur s’je i zoti ti për gruan pa merak fare se është shoku që i del zot. Alda
– E di ça do bësh? Kur të dali gruaja nga shtëpia ndiqe nga mbrapa pa e kuptuar ajo dhe nëse e shikon me shokun dhe puthen të dy fotografoi me celular dhe në dark tregoja gruas. Gazmir
– Ti qenke për të ardhur turp. Po gruaja jote për çfarë flet me shokun tënd në telefon e ai interesohet nëse ti e di apo jo? E cilëson edhe shok ti. Ik o mbytu në det mos kërko mendime këtu. Frenkli
-Ti shoku qenke ha bukë dhe lësho lopët. Sa të marrësh ti situatën në dorë gruaja të ka dalë fare nga duart. Danjel
-Vendos kamer të fsheht në dhomë të gjumit dhe te dhoma e ndenjes dhe thuaj nuses do iki në Greqi për një javë dhe kështu i ke faktet e sigurta. Liridon
– Për mendimin tim kapi mat dhe thuaj të trashëgoheni dhe shëndet pastaj shoku ta mbaj për grua ti mbaje si dashnore. Odise
Pyetje të reja
-Kush mendoni se do të bëjë një opozitë më të fortë?
– A e mbani mend dashurinë tuaj të parë?
-Të jesh egoist është mirë apo është keq?
– Një shprehje thotë: “Njerëzit inteligjentë janë plot dyshime kurse budallenjtë plot besim”. Ju ç’mendim keni?
– Kë do na sugjeronit si librat më të bukur në këtë sezon vere për të lexuar?
-Për çfarë debatojnë më tepër çiftet shqiptare: për para, familjen, punët e shtëpisë apo fëmijët?
-Ç’mendim keni për shprehjen i duruar i fituar?
-Jam vetë, kam duruar dhe kam fituar. Shpresa
– Do të thotë se kush ka durim dhe ja lë kohës gjithçka në fund fiton dhe kush reagon instiktivisht me impulsivitet mund të gaboj. Koha i shëron të gjitha. Ela
–Në disa raste jam dakort që duhet të durosh por ka dhe raste të tjera që mbushet kupa plot dhe nuk ke më se çfarë të durosh. Manjola
-Ai që tregohet i duruar merr gjithmonë në fund shpërblimin e vet. Jonart
–Varet se për çfarë bëhet fjalë se ka gjëra që nuk presin dhe jo që s’fiton por humbet shumë. Endri
-Unë për vete jam shumë tip impulsive dhe nuk para duroj. Dario
-Durimi është virtyr njerëzor por ka raste që mbushet kupa dhe nuk pret fundit por do të veprosh në çast. Gjergji
–Ndonjëherë durimi shërben për mirë por ka raste që shërben dhe negativisht kur pret më shumë se ç’duhet. Fatjon
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!