Unë e di nuk jam engjëll, kam gabuar edhe une, por s’kam qeshur kurre kur dikush ka qare para meje! Edhe hapësiren e gishtave e ndjej bosh. Ku mbeti ndjenja e fortë, qe ta dhashë? Te gjitha t’i thashë ne biseden e fundit, na lidhi dashuria, por na ndau nje buton. Vogelushe mos nxito shumë të rritesh. Nuk është dhe aq e bukur ajo e ardhme, ku vendin e lëpirëseve do ta zënë cigaret: ku coca cola transformohet në Vodka; Ku pasditet nëpër kënde lojrash do kalojnë nëpër klube të çmendura; ku gjunjtë e vrarë do t’i lënë vendin zemrave të thyera… Do të rritesh dhe ti me buzëqeshje dhe lot, por mos nxito… Ne mengjes kur te zgjohesh dhe diellin e sapo lindur te shikosh, ne rrezet e tij nje mesazh do te lexosh miremengjes princesh e dashur pac nje dite te mbare ti duke qeshur ndersa une duke qare. Do eci dhe nuk do te ndalem, deri sa kembet gjak te me pikojn. Do eci dhe nuk do te ndalem derisa çdo enderr te realizoj. Do eci dhe nuk do te ndalem derisa te le gjurmet e mija. Do eci dhe nuk do te ndalem derisa te buzeqesh nga lumturia. Ashtu si ne reren e lagur gjurmet e mija do ngelin, te gjithë mund ti shohin por nuk mund ti shkelin. Se janë hapat e mia shum ndryshe nga hapat e tjera. Ata mund te kthehen mbrapa por unë jo.
Fjalet qe mendoj çdo nate kur mbyll syte jane me mijera dhe te gjithave u buzëqesh vetëm nje fytyre ne erresire: TI! Sepse ti je endrra ime, jeta ime, je arsyeja per te cilen zoti me dergoi ne toke! E kur vjen dita dhe ti me shtrengon ne krahe s’me ngelen me mendime qe ti thurr, sepse hipnotizohem i tëri prej teje, i mbyll syte qe mos verbohem nga drita jote dhe marr puthjen prej buzeve te tua mjalte si te ish ushqimi im pas 100 vitesh gjumi! E pra kjo je ti o shpirti im, kjo je ti gjithçka që ti perfaqeson! Le te me thone njerëzit qe jam i marre, e di, per ty kjo do te ishte pak, sepse ti meriton me shume, madje ti duhej te ishe nje pikture qe unë te mundja te te adhuroja pa u trembur se dikush me vezhgon pas shpine! Dashuria ime s’ka kufij, sepse ajo ka vite perjetesia qe eshte larguar prej tyre, ajo ka prekur pafundesite e galaktikave me te pakonceptueshme sepse zemra ime eshte kaq e madhe, ndaj te fut ty te gjithen brenda, zemra ime madje sa nuk cahet prej teje, zemra ime te do ty si nje dhurate e cmuar, zemra ime te do vetem ty!Ja kush je ti, ja edhe unë, ja kush është dashuria që më lidh pas teje me zinxhire ndjenjash dhe vetemohimi! Le te thone qe jam i cmendur, do i le ta thone prape, gjithmone, sepse un e di qe i tille jam, i cmendur, pas teje i marrosur, sepse ti je frymezimi im, je gjithçka kam pasur dhe do te kem brenda trurit! Të dua dhe nuk pyes perse jetohet, sepse e di qe vetem per Ty! Të dua! L.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *