Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyesni njëri-tjetrin

Udhëkryq

A ia vlen kjo pritje?

Përshëndetje, jam Mikeli 24 vjeç, jam i fejuar prej dy vitesh me një vajzë të cilën e dashuroja pa fund edhe tani e dua por jam në një dilemë dhe jam i turbulluar. Asaj i doli llotaria amerikane dhe po bëhet gati të iki me familjen e saj atje. Më ngushëllon me faktin se do kthehet prapë dhe që ta pres por unë nuk e kam problemin tek pritja por kam frikë se do e humbas. Më janë vënë kundër shumë njerëz të cilën më thonë për ta lënë dhe të gjej dikë tjetër se ajo nuk bën për mua por arsye pse s’bën, nuk më japin. Është një xhelozi kjo apo kanë të drejtë? Ndonjëherë mendoj që nëse ajo vërtetë do më donte nuk do largohet por prapë them mund ta bëj për të mirën tonë. Ju ç’mendim më jepni a duhet të presi njeriu dikë që largohet? A ja vlen kjo pritje? Unë jam vërtetë në dilemë mes asaj që ta vazhdoj këtë fejesë apo ta ndërpres dhe të kërkoj një femër tjetër që ta kem pranë në të gjitha kuptimet. 

Advertisement

 

Nëse personi që të thotë hiq dorë prej saj është një njeri i besueshëm mendoj se duhet ta dëgjosh dhe të shikosh një herë pse ta thotë. Nino

-Bëj atë që ndjen dhe lëri njerëzit të flasin se atë punë kanë. Arlind

-Ajo akoma s’ka ikur, ti qenke në dilemë. Tori

-Meqë se paske problem të presësh, duro dhe prite e shih rezultatin. Askush më mirë se ty nuk mund të vendosi për këtë situatë. Erjona

-Nëse vërtetë duheni nuk ke pse ndaheni, prite dhe shih të rregulloni jetën së bashku. Mos prit mendime se për të dhënë mendime për jetën e tjetrit janë të parët njerëzit. Flavja

-Nëse e do kaq shumë të fejuarën tënde nuk duhet të na shkruash fare ne të na pyesësh por për më tepër nuk ke pse e vë në dyshim. Donald

-Dashuria nuk ka vend për dyshime, nëse e do mos u nda. Xhorxhia

-Nëse s’je e sigurtë a e do apo jo është problem tjetër por nëse ti e do bëj gjithçka për të që të jeni bashkë dhe të lumtur. Ditmar

 

Pyetje të reja

– Ore si fitoi PS-ja kështu? Unë u habita fare…Drilona

-Sa rëndësi ka për ju imazhi i një personi? Për mua shumë, e kam shumë të vështirë të shoqërohem me njerëzit që nuk janë të plotësuar nga ana kulturore. Joli

-A ekziston dashuria me shikim të parë? 

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon

Next Post

Ndihem e rënduar nga palestra

Advertisement