Përshëndetje gazeta Intervista! Kam lexuar në gazetën tuaj se keni edhe një rubrikë për instruktorin e palestrës. Unë jam Eraldo 24 vjeç dhe kam 3 muaj që e frekuentoj palestrën. Përpara se të shkoja kam qenë shumë i dobët dhe vendosa të shkoj për të zgjeruar shpatullat dhe për të rritur masën muskulare të krahëve. Por kam rreth dy javë që më dhemb shumë shpina. Kam bërë vizitë, por më kanë thënë që e kam nga qëndrimi i keq. Kjo më ka penguar dhe në ushtrimet e nuk bëj dot palestër se më dhemb shumë.  Ju lutem mund të më thoni se çfarë ushtrimesh mund të bëj për të forcuar shpinën dhe mos ta ndjej më këtë dhimbje? Faleminderit.

 Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje Eraldo! Të falenderoj për vëmendjen nga gazetës dhe specifikisht kësaj rubrike të fitnessit. Ti je 24 vjeç dhe një i ri si ty nëse ka vullnet dhe e vazhdon palestrën bën çudira. Por duhet të dish diçka që palestra ka dhe anën e saj të errët që janë dëmtimet. Dëmtimet vijnë nga mos ekzekutimi i saktë i ushtrimeve. Nëse ty dhimbja të ka filluar tani pasi ke filluar palestrën është e sigurtë që ajo ta ka shkaktuar. Së pari do të përmend disa ushtrime që të dëmtojnë mesin.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *