Përshëndetje instruktor Skerdi. Kam mbi 5-6 muaj që shkoj në palestër dhe shumica e femrave atje duan të mësojnë si të bien në peshë, por mua më ndodh e kundërta, unë dua të marr kilogramë sepse jam shumë e dobët. Jam 22 vjeçe dhe ngjaj si anoreksike. Unë ha shumë pak, përgjithësisht s’kam oreks, ndaj doja të shtoja në peshë, se më kanë thënë që palestra të ndihmon për këtë. Problemi është që unë jam munduar të ha dhe të ushtrohem por nuk ia dal dot se vjen një moment që  unë nuk kam më fuqi për t’u ushtruar dhe lodhem.  Ju, çfarë më këshilloni?

 

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje, ti je vetëm 22 vjeçe, të pamundurën e bën të mundur. Kam instruktuar raste të njëjta si ju, në një moshë dhe më të madhe kur arritja suksesit është më e vështirë dhe kanë rezultuar me sukses. Madje i ka ndryshuar jetesa pozitivisht. Në lidhje me të ushtruarin në palestër ti s’duhet të ushtrohesh më shumë se 60 minuta. Në mënyrë që të ruajmë kapacitetin zhvillues të forcës dhe rikuperues. Secili nga ne e ka një kapacitet rikuperues që do të thotë të ndërtosh më shumë qeliza se sa harxhon në aktivitetin fizik që bën në palestër ose në terma të tjerë kjo quhet kompesimi. Programin në palestër duhet ta ndërtosh të ndarë në grupmuskuj sepse muskujt e mëdhenj të duhet 72 orë rikuperim ndërsa muskujt e vegjël 48 orë. Duhet të punosh me numër të ulët përsëritjesh 6-8-10.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *