Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg për sulmin ndaj Ledri Vulës. Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Krenar Çoçajn e Gazmend Mirenën për sulmin ndaj Ledri Vulës. Çoçaj e Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg, të cilin me pajtim të palëve mund ta kthejnë në gjobë. 1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 euro. Gazmend Mirena u dënua përveç burgimit edhe më gjobën prej 1000 eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *