Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Unë kopjoj Lulzim Bashën

Ja ku po vjen edhe dita e votimeve, o ditar. Si ikën katër vite ! Si uji ikën. E kam llafin për ujin e lumit, jo për ujin në rubineta, që ikën pikë-pikë dhe me orar. Mua më ikën dy vite si Kryetar i Bashkisë. Tani jam dy vjetë më i vjetër. Edhe disa vite më duhen që ta marrë unë Partinë Socialiste. Në fakt, nuk do ta marr. Do më japë Rama, siç edhe të kam thënë më parë, o ditar. Kur mendoj se mumd të ma dredhë llafin dhe mos të ma japë mua, dridhem i tëri.

Po ja dha Saimirit, ja ku po të betohem, unë me vajzat e Lëvizjes mjaft do dalim prapë kumdër PS-së. Le të guxojë Rama t’ja japë Saimirit. Do dal në bulevard dhe do protestoj

Se m’u kujtua bulevardi. I mbarova së ndërtuari 400 metrat e parë të tij. Shumë bukur kishin dalë. Më tha edhe mami. “Shyqyr, mor bir, që nuk kishe ndërtuar 1600 metra siç premtove, se do na lodhje, do na bëje telef”. Dhe mirë më tha. Ku kanë fuqi shqiptarët të ecin 1600 metra. Edhe 400 metra që ndërtova, mjaft e kanë. Ushqime me hormone hanë dhe nuk kanë energji që të bredhin shumë.”

Advertisement

Para tre ditësh pashë një reklamë të Edit në tv. Atë që po tërhiqte litarin. Më kujtoi një skeç të estradës së Fierit, kur isha i vogël. E kapën me presh në dorë hajdutin qe kishte vjedhur nje lopë. Ky per t’u mbrojtur, tha: “Unë i gjori vajta në haur dhe po tërhiqja litarin. Ku e dija unë, ere, që pas litarit ishte lopa”. Ehhhh, lum Edi që tërheq litarin. Pas tij është gjithë ajo lopë.

O zot, ishallah vjen ajo ditë që ta mjel unë atë lopë, pasi të iki Edi nga Kryeministër.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edi Rama : Habitem se si ky milet më voton mua...

Next Post

Miss Elbasani 2017: Më ngatërrojnë shpesh me Elvanën

Advertisement