Përshëndetje ! Jam një vajzë 19 vjeçe por kam pak problem supet, më duken të gjera. Doja të dija a mund të zvogëlohen me palestër dhe në rast se jo po pjesa e legenit dhe vitheve a mund të zgjerohet? Faleminderit
Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:– Përshëndetje! Të gjithë ne duhet të pranojmë veten me të gjitha cilësitë që kemi, të mira ose jo por aktiviteti fizik dhe në këtë rast fitness na vjen në ndihmë për tu përmirësuar. Ju keni të drejtë në kërkesën tuaj që thoni për zgjerimin e legenit. Trupi është nje imazh dhe nëse punohet në disa pjesë të trupit në mënyrë të veçantë mund të na japi një shembëlltyrë të dëshiruar. Atëherë të përqëndrohemi te problemi i parë, që janë supet.
1-Do bësh ushtrime për supet me pak peshë me përsëritje të shumta edhe me kohë pushimi të shkurtër.(ushtrimet specifike ti tregon instruktori në palestrën përkatëse). Kurse me pjesën e poshtme pra me zgjerimin e legenit dhe të vitheve këto janë disa nga ushtrimet që duhet të ushtrosh. 1-Deep squat. 2-Squat normal