Ne protesten e sotshme ne vazhden e protestave per Ramush Haradinajn, zyrtari i AAK-se Granit Shala mbajti kete fjalim: “Të nderuar vëllezër dhe motra,
të nderuar pjesëmarrës të protestës së sotme,

sot i jemi bashkuar të gjithë kësaj proteste, me të vetmin qëllim, të protestojmë kundër arrestimit të z. Ramush Haradinaj, njeriut që ka sakrifikuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve të Kosovës.

Në këtë ditë më kujtohen fjalët e Adem Demaçit, dikur kur kishte thënë: Askush nuk mund të dënohet pa prova materiale. Dhe për këtë jam i bindur, drejtësia do të gjejë rrjedhen e saj duke mos lejuar që të pafajshmit të dënohem për krime të cilat ata asnjëherë nuk i kanë bërë. 18 vjet pas luftës së Kosovës, çlirimtarët tanë ndjeken me fletarreste të montuara dhe të pa-baza, të cilat janë lëshuar nga autoritetet e Serbisë me të vetmin qëllim, destabilizimin e Kosovës dhe ndjelljen e përçarjes, e poashtu rritjen e urrejtjes mes popujve, popujve të cilat në të vërtetë nuk duan asgjë më shumë, se sa të jetojnë në paqe e harmoni.

Dhe obligimi ynë është që të punojmë e investojmë në forcimin e shtetësisë sonë, duke dhënë maksimumin që gjaku i dëshmorëve të rënë për këtë copë liri që ne e gëzojmë, të mos humbet,.

Jam shumë i bindur që z. Ramush Haradinaj do të lirohet së shpejti. Jam i bindur që ai do të kthehet në vendin e tij, në Kosovën të cilën ai e do aq shumë, në Kosovën, për të cilën në të gjithë jemi krenar, sepse Kosova është vendi më paqësorë në botë.

Dhe për të mos e zgjatur më shumë, unë e ju i bashkohemi thirrjes: LIRI PËR RAMUSH HARADINAJN – LIRI PËR ÇLIRIMTARËT TANË!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *