renato-sport-3 renato-sport-4 renato-sport-5 renato-sport-2Ai është ende i ri, por pasioni i tij për sportin, ka bërë që të gjithçka t’ia kushtojë sportin dhe konkretisht, boksit. Renato Kurti, stërvit në një palestër të tijën, ekipin e moshave në Sport Klub Tirana. Ka një mbështetje shumë të madhe, nga babai i tij Skënder Kurti, i cili ka qenë edhe ai një sportist i dalluar që në rini si dhe trajner boksi për rreth 30 vite. Këto e të tjera, në intervistën që realizuam me Renaton!

 

Fabjola Kuburi:- Renato, si i hyre rrugës së sportit dhe më saktë trajnimit të boksit?

Renato Kurti:- E kam të trashëguar nga babai, ai ka qenë boksier dhe ka rreth 28 vjet që punon si trajner, ka qenë një shtysë e madhe për mua.

– Na trego pak më shumë për punën tënde, sepse di që je trajner për mosha të reja apo jo?

– Po, unë kam rreth 8 vjet që jam trajner boksi i ekipit të moshave, në Sport Klub Tirana.

– Pse zgjodhe pikërisht boksin?

– E zgjodha, sepse e kam pjes të madhe të jetës, është pasion ose diçka më tepër.

– A të ka ndihmuar ky sport në afirmimin tënd përsonal por edhe të djemve që po trajnon?

– Po, më ka ndihmuar shumë, kam përkrahje të madhe nga familjarët e boksierëve, nga klubi Tirana, (sidomos tifozat, na kanë përkrahur, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje ndaj dua ti falënderoj) jemi si një familje të gjithë. Fëmijët rriten shëndetshëm, larg veseve të këqija, krijojnë një fizik perfekt, njohje me sportistë dhe tifozë nga e gjithë Shqipëria, po ashtu edhe jashtë saj(sidomos në vendet e rajonit, ku theksoj një bashkëpunim tepër të madh me Kosovën). Është sport që i bën të ndihen krenarë.

– Sa i kërkuar është sot boksi, sa interes ka për këtë sport?

– Në vitet e fundit, boksi po masivizohet si sport, fëmijët po afrohen më shumë(sidomos në Tiranë, Durrës, Shkoder, Vlorë, Berat dhe shumë qytete të tjera, falë një pune në rritje nga trajnerët, ku ndihmë shumë të madhe në reklamimin e këtij sporti japin dhe mediat( si ju në këtë rast, që ju falënderoj shumë), po ashtu edhe rrjetet sociale ndihmojnë shumë.

Boksi është sport olimpik dhe ka vëmendje të madhe nga klubet përkatëse dhe sidomos nga populli shqiptar.

– Në çfarë moshe mund ta nisë një fëmijë boksin?

– Fëmijët duhen ta nisin boksin kompetitiv në moshën 12-vjeçare, ku edhe bëhen pjesë e kampionatëve të nxënësve shkollorë, por që shumë fëmijë që ëndërrojnë të bëhen boksierë, është mirë t’i kemi afër stërvitjes edhe në moshë më të vogël përshembull 6 ose 7 vjeç , thjesht të jenë të pranishëm, të mësojnë teknikën e boksit(një formim bazë nënkuptoj me këtë që thashë) , të njohin kampionët (të kenë idhujt e tyre) dhe një ditë ato do të bëhen ajka e boksit shqiptar.

– Cili është kampionati i ardhshëm ku do merrni pjesë?

– Për momentin jam fokusuar në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve, që zhvillohet në muajin shtator për moshat 17-18 vjeç, po që më pret një punë e madhe për kampionatët e vitit 2017 që zhvillohen në pranverë për moshat 12-14 vjeç dhe 15-16 vjeç, jam shumë i fokusuar mbas pionerëve të boksit, i jap përkushtim maksimal, ata janë e ardhmja

në kampionatët e vitit 2016, ekipi Tirana me moshat 12- 16 vjeç mori gjithsej 6 vende të para dhe 5 të dyta, një sukses ky i imi dhe i gjithë grupit dhe ekipit Tirana në veçanti.

– Përzgjedhja e konkurrentëve, ndonjëherë në sporte është bërë dhe me “mik”. Sa funksionon kjo metodë edhe në boks?

– Ne nuk e njohim këtë teori. Jemi shumë të qetë. Në ring je vetëm (i them ndonjëherë boksierëve)

 

 

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *