Para disa ditësh Edi Rama, nëpërmjet Facebook, u kërkoi njerëzve që t’i shkruanin për probleme të ndryshme që kishin. Por, siç mund ta keni parë edhe ju, të dashur lexues, shumica e pyetjeve kishin të bënin me Hashashin, me pakënaqësinë ndaj sulmit të policisë kundër kultivuesve te kanabisit. Pikërisht për këtë, sapo mbylli Facebook-un,Edi Rama filloi t’i shkruajë Sajmir Tahirit…

Edi Rama i shkruan Sajmir Tahirit.
I dashur Sajmir, m’u bë shumë qejfi që kishit bërë ato fotot duke sekuestruar drogë. Megjithatë, unë të falenderoj që nuk e mësove kurrë që detyra jote’ nuk është vetëm që të kapësh drogë dhe mbjellësh drogë, por të mos e katandisësh situatën në atë lloj derexheje që Shqipëria të kthehet si Lazarati. Nuk kam fare problem që po mbillet hashash në çdo cep të Shqipërisë, por na ka dalë një tjetër problem për të cilin po ankohen qytetarët. Është rritur shumë çmimi i zarzavateve, sepse nuk mbjell njeri perime, po vetëm hashash. Me pak fjalë po kthehet prodhimi i zarzavateve në monopol duke u zëvendësuar me hashashin.
Unë personalisht, nuk kam gjë kundër faktit që po mbillet më shumë bar se zarzavate, madje përkundrazi, kam një plan gjenial urbanistik në Tiranë. Dua që pjesa e sheshit “Skënderbe”, të mbillet me hashash. Kjo do i lërë me gojë hapur turistët…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *