14328920_10210907051860435_566628570_nKlodiana Hasani, është nga ato këngëtare që zgjedh të vijë tek publiku, atëherë kur duhet edhe pse ka fituar goxha audiencë. Është atraktive, elegante dhe paksa çapkëne në skenë, ndërsa mjaft e thjeshtë në jetën e përditshme. E njohur në botën e muzikës shqiptare me baladën e saj “Nuk më the lamtumirë” por edhe më këngët e fundit “Shuje” dhe “Me m’pas”, ajo u rrit me frymën e artit. Ajo ka filluar të këndojë që herët sepse kënga ishte pasioni i saj, madje pasioni për këngën i është kthyer në profesion. Klodiana, është ndër këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Me zërin e saj karakteristik dhe paraqitjen skenike, tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet. Ajo sjell klipi e ri, me titull “Ditelindja” me tekst, orkestrim e aranzhim të Vullnet Ibraimit, ndërsa klip të Max Production, styling Aferdita Shehu e make-up artist Sallon Lorel. Suksese Klodiana, edhe pse jemi të sigurtë që do shkëlqesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *