Shoqata Ardhmëria ne Londer UK, stafi i saj drejtues dhe ai shkollor i drejtuar nga zoti Lutfi Vata, ju fton!

anila-1 anila-2Shoqata Ardhmëria në Londer, UK, stafi i saj drejtues dhe ai shkollor i drejtuar nga zoti Lutfi Vata, ju fton në ceremoninë e rihapjes së shkollave shqipe në Londër. Këtë vit ofrojmë për të gjithë komunitetin, klasa shqipe në pese shkolla të ndryshme për të gjithë femijët shqiptare.

U bënë shumë vite që çdo të shtunë, nga ora 11.00 deri në orën 14.00, në ambjente të ngrohta shkollore dhe me mësues të kualifikuar, fëmijët tanë mësojnë dhe krijojnë shumë gjëra të bukura në gjuhën shqipe

Ata flasin, shkruajnë, lexojnë, këndojnë këngë e interpretojnë poezi vetëm në gjuhën e nënës së tyre, në shqip. Një vit i ri shkollor hapet sërisht të shtunën më 1 Tetor 2016. Ju presim të shfletojmë përsëri fletët e abetares me nxënës të rinj. T’ju tregojmë sa shumë kemi punuar vjet dhe sa shumë do të punojmë edhe këtë vit. Ju presim të jemi bashkë të pranishëm në tregimin e gjyshit apo të gjyshes, në një ditë surprizë. Ju presim në përgatitjet për festën e Pavarësisë së Shqiperisë dhe të Kosovës, në festimet e ditëlindjeve të fëmijëve sëbashku në klasë, në festimin e 7/8 Marsit, ditës së mesuesit dhe të nënës, në përgatitjet për mbylljen e vitit shkollor dhe festës së 1 Qershorit. Pa harruar të shtunat e punës dhe mësimit në klasë, të gjithë bashke!

Mësimi  do të zhvillohet  né zonat:

WESTMINSTER, KILBURN, CROYDON, LEWISHAM, GREENWICH. WALTHAMSTOW

Korrespodente e Intervistës në Londër Anila Kadija

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *