Këto pushime në diell me partnerin, i prisnit që prej Krishtlindjeve. Në program keni: Të thekeni në diell duke mos bërë asgjë dhe të shtoni përkëdheljet në shtrat. Harmonia do të mbretërojë në gjirin e çiftit… Të paktën ky do të ishte skenari në një botë idilike dhe imagjinare. Në jetën e vërtetë, edhe sikur të jeni 1000 km larg shtëpisë, do të arrini të grindeni për diçka. Por, cilat situata do t’jua ngrinin nervat deri në atë pikë sa të harroni se gjatë pushimeve duhet të relaksoheni? Lexoni më poshtë…

 

1. Ju nuk dini ta përdorni GPS-në (ose kështu thotë ai)

Ju keni harruar të ktheheni majtas, GPS-ja nuk është përditësuar, ose keni futur adresën e gabuar… Ciladoqoftë arsyeja, në një moment të caktuar keni gabuar dhe tani keni humbur në mes të një fushe të blertë… Për më tepër, partneri pranë jush, në makinë, ulërin nga inati.

2. 6 orë në makinë, me kalamajtë prapa, nuk është e lehtë…

“Mami, më dhemb barku”. “Babi, ndaloje makinën se më bëhet urina. Kur do të arrijmë, se unë u mërzita?”. Meqë një problem nuk vjen kurrë vetëm, shtohet edhe trafiku i bllokuar dhe kondicioneri që është prishur. Me këto ritme, nervat tuaja nuk do të rezistojnë gjatë dhe ai që e pëson është partneri (ose e kundërta, nëse e humbet ai durimin para jush).

3. Ai nuk e duron maninë tuaj prej paparaci

Nëse gjatë vitit ju nuk jeni shumë e prirur për të bërë foto, gjatë pushimeve, transformoheni në maniake të aparatit fotografik (foto të cilat i nxirrni edhe në Facebook). Kjo nuk i pëlqen shumë partnerit, që kërkon pak intimitet.

4. Xheloze ju? Pak fare…

Ky tradhtar nuk rri dot pa parë vjedhurazi një femër seksi, e tipit të vajzave të serialit Xhejms Bond, që po del nga deti ballë përballë me ju. Për fat të keq për partnerin, asgjë nuk i shpëton syrit tuaj prej shqiponje.

5. Atij i ka ardhur në majë të hundës që ju e lyeni gjithandej me krem dielli

“Mjaft tani, më je bërë si ime më!”. Sigurisht, por më mirë të parandalosh, se të shërosh. Nëse ai digjet, kush do ta çojë në spital? Atëhere? Kush ka të drejtë?

6. Ai mërzitet

Të flesh, të hash, të nxihesh, të hash përsëri… Pas njëfarë kohe, kjo ju mërzit. Pse të mos e gjuani me jastëk në fytyrë për ta ngacmuar pak?

7. Vjehrri dhe vjehrra vijnë për vizitë në fundjavë

Surpriiiizë!!! Ju duket sikur një dallgë ju është përplasur në fytyrë, ose më mirë të themi, një cunam…

8. Ju refuzoni të ushqeheni vetëm me akullore

Po të hani edhe një Magnum tjetër, stomaku juaj do të bëjë grevë, por keni përballë burrin dhe 3 kalamajtë që vdesin për akullore e nuk duan t’ia dinë fare për frutat dhe perimet.

9. Ai guxon të kritikojë siluetën tuaj

Duke ngrënë vetëm ushqime që të shëndoshin, ju keni shtuar në peshë dhe, kur partneri ju këshillon të mos e teproni me çokollata, ju shpërtheni…

10. Ai ju nervozon, për t’ju bërë për vete

Sepse gjëja më e mirë që kanë zënkat, është se marrin fund me një përkëdhelje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *