Polici dhe cigarja
Një polic shikon një fëmijë duke pirë cigare dhe e qorton:
– A e di qe duhani te shkurton jeten?
– Jo! – i pergjigjet femija.
– Sa vjeç je ti? – e pyet polici.
– 10 vjeç. – pergjigjet femija.
– E shikon? – i thotë polici – Po te mos e kishe nisur cigaren, tani do të ishe 15 vjeç!

Në Amerikë
Nje fshatar shqiptar shkon ne Amerike. Zbret nga avioni ne Nju Jork dhe merr taksi. Ai e sheh shoferin e taksisë qe ishte me nje këmbë dhe, i habitur, e pyet:
– Po si i jep makines me nje këmbë ti?
– S’ke nevojë per dy këmbë ne Amerike. Jane automatike makinat, vetem frena dhe gaz kanë! – tha taksixhiu.
Pas ca ditësh, kalon prapë taksixhiu nga e njëjta lagje, kur sheh këtë fshatarin me shkop, me nje këmbë, duke çaluar.
– O bo bo, po si ndodhi ore keshtu? Aksident? – e pyet taksisti fshatarin.
– Jo ore, e preva vetë te majten, po harrova qe nuk kam makinë! – ia ktheu fshatari.

Miku
Një djalë i thotë miku të tij më të mirë:
– Me të mbrëmshmen, u bënë dy herë që, kur kthehem nga puna, e gjej time shoqe në krahët e një tjetri. Më ka zënë belaja… Nuk di ç’të bëj… më jep ti ndonjë këshillë!
– Nuk e ke provuar të punosh edhe jashtë orarit të punës? – ia kthen miku i tij i mirë.

Bjondet dhe portokallet
Na ishin dy bjonde duke bërë pazar. Njëra prej tyre, i thotë shitëses:
– Na pesho 4 kile portokalle, por të lutem shumë, zgjidhi sa me te vegjel se s’mund t’i mbajmë.

Cigarja
Gimi edhe Tani po bisedonin…
Gimi: – Cigarja është një marrëzi! Me lekët që po harxhon për cigare, sot do të kishe blerë një vilë!
Tani: – Po ti, pi cigare?
Gimi: – Unë? Kurrë!
Tani: – Atehere hajde më trego vilën tënde!

Pacienti
Shkon njëri te doktoresha dhe i thote:
– Doktoreshe, jam semure, kam gjithmone ereksion. Çfare do te me japesh?
Doktoresha: – 1000$ ne muaj dhe nje shtepi ku te hash e te flesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *