I nderuar zoti Berisha , dua të denoncoj një krim të shëmtuar të kësaj qeverie ordinere e cila vazhdon të përdhosi çdo ditë e më shumë qytetarët e këtij vendi.  Jo më larg se para gjyëm ore mua më pickoi një mushkonjë, zoti Berisha, dhe, jo vetëm në një vend, por në disa vënde në këmbë. Ky krim nuk përfundon me kaq, zoti Berisha. Këmba po më kruhet shumë dhe mund të themi pa frikë që fajin e ka qeveria. Mushkonja ka lidhje të dretpërdrejtë me Qeverinë, sidomos me kryeministrin Edi Rama që e ka katandisur këtë shtet të zhytet në krim dhe korrupsion. Po ju dërgoj foton e këmbës që t’i plasin sytë të gjithëve e ta dinë se në çfarë derexheje jemi katandisur nga kjo qeveri e keqe. C.N

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *