1. Çfarë i tërheq insektet te një njeri?
  2. Disa ngjyra veshjesh
  3. Tone specifike të zërit
  4. Pamja e jashtme

 

  1. Çfarë i tërheq grerëzat te ti?
  2. Loja me lëvizje të ngadalshme, si kriketi.
  3. Pjekja në zgarë e hamburgerëve dhe salçiçeve.
  4. Qëndrimi pa lëvizur në hije.

 

  1. Milingonat e kuqe mund t’i afrohen shtëpisë suaj nga…
  2. Vibracionet me frekuencë të ulët.
  3. Aromat e forta, si ajo e klorit.
  4. Ushqimet e pangrëna të kafshëve shtëpiake.

 

  1. Buburrecët kanë më shumë gjasa të futen në shtëpi gjatë…
  2. Dimrit
  3. Verës
  4. Vjeshtës

 

  1. Kur ke me shumë gjasa të pickohesh nga një këpushë?
  2. Gjatë një shëtitjeje në natyrë
  3. Kur korr barin
  4. Kur je i djersitur

 

  1. Në çfarë moti akrepët kërkojnë të futen në shtëpi:
  2. Në kohë me shi
  3. Kur bën ftohtë
  4. Kur është thatësirë

 

  1. Gërshërëzat mund të futen në shtëpinë tuaj nëpërmjet:
  2. Rrobave të lara
  3. Kafshëve shtëpiake
  4. Kanalizimeve

 

  1. Nusepashkat i sillen rrotull shtëpisë nëse…
  2. Ka hije.
  3. Ka kontraste ngjyrash.
  4. Ka afër një burim uji.

 

  1. Pse fëmijët zënë më shpesh morra sesa të rriturit?
  2. Sepse ata kanë më shumë kontakt kokë më kokë.
  3. Sepse ata luajnë me pisllëqe.
  4. Sepse nuk i lajnë shpesh duart.

 

  1. Pleshtat mund të futen në shtëpi kur bën…
  2. Nxehtë dhe është lagështirë.
  3. Ftohtë dhe është thatësirë.
  4. Nxehtë dhe është thatësirë.

 

  1. Pickimi i çimkave duket si…
  2. Një e skuqur
  3. Pickim blete
  4. Pickim mushkonje

 

  1. Pse mizat e frutave janë kaq të përhapura në verë?
  2. Sepse u pëlqen koha e thatë dhe me diell.
  3. Sepse u pëlqejnë ushqimet e tejpjekura.
  4. Sepse zakonisht, ato çiftohen në qershor dhe korrik.

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë mbi faktin se pse disa njerëz i tërheqin mushkonjat, por përgjigjet duket se përfshijnë gjithçka, që nga ngjyra e rrobave (ngjyrat e errëta) e deri te të qenit shtatzënë. Mushkonjat mund të transmetojnë sëmundje, si malarja dhe encefaliti, kështu që është mirë t’i evitoni. Parandalojini pickimet duke veshur rroba me mëngë e këmbëza të gjata dhe duke përdorur locione kundër tyre. Nëse ato të pickojnë, lajeni vendim me ujë e sapun e pastaj aplikoni një locion kundër kruarjes.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Grerëzat janë më aktive në fund të verës dhe i tërheq aroma e ushqimeve të pasura me proteina e sheqerna, të cilat na pëlqen t’i pjekim jashtë në verë. Grerëzat nuk janë vetëm të këqija; ato hanë insektet që dëmtojnë të mbjellat, por kjo nuk do të thotë se do t’i lejoni t’ju hanë edhe juve. Mbajini grerëzat larg duke mbuluar plehërat e ushqimet dhe evitoni rrobat me ngjyra të ndezura. Lajeni vendin e pickuar me ujë e sapun. Pastaj, vini pak akull ose kremëra antihistaminike.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Milingonat e kuqe janë më aktive në verë dhe futen në shtëpi të joshura nga papastërtitë, lagështia dhe ushqimi i kafshëve shtëpiake. Evitoni pickimin e tyre duke pastruar mirë enët e shtëpinë dhe mbajeni ushqimin e njerëzve dhe të kafshëve të mbyllur mirë. Pastrojeni vendin e pickuar me sapun dhe ujë. Mos e kruani sepse mund të infektohet. Përdorni një krem qetësues për dhimbjen dhe kruarjen.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Buburrecët futen në shtëpi kur jashtë është nxehtë. Ata, jo vetëm mund të shpërndajnë sëmundje si gastroenetriti, por jashtëqitjet e tyre mund të shkaktojnë edhe alergji. Për të parandaluar hyrjen e tyre është mirë të mbyllni mirë dyert dhe dritaret. Riparoni edhe rrjedhjet e ujit, që të mos kenë ku të pinë. Sigurohuni edhe që të mos shkojnë tek ushqimi dhe plehrat.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Këpushat gjenden në pyje, shkurre, grumbuj gjethesh, bar të lartë dhe kallamishte. Ato mund të përhapin sëmundjen e Lymes dhe encefalitin, kështu që parandaloni pickimet duke përdorur një spërkatës që i largon dhe duke veshur mëngë e këmbëza të gjata. Për ta hequr këpushën kur ajo të pickon, kapeni sa më afër lëkurës me piskatore dhe pastaj tërhiqeni ngadalë, duke hequr edhe pjesët e gojës së saj, që mund të kenë ngelur në lëkurë. Lajeni zonën me ujë e sapun dhe pastaj lyejeni me alkool.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Megjithëse akrepët mund t’i shihni kudo, si në vende të nxehta dhe të thata, ashtu edhe në pyjet me lagështirë, ju mund t’i shihni në shtëpi kur jashtë bie shi, sepse ata futen brenda që të gjejnë një vend të thatë. Megjithëse duken të rrezikshëm, pickimi i tyre shkakton më pak dhimbje se ai i një blete. Që të evitoni hyrjen e tyre në shtëpi, mbyllini mirë dyert e dritaret dhe kontrolloni drutë e zjarrit para se t’i futni në shtëpi. Nëse ju pickon akrepi, lajeni zonën me ujë e sapun dhe aplikoni akull apo kompresa të ftohta.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Gërshërëzat mund të duken të rrezikshme, por në fakt, ato nuk pickojnë. Në anglisht i quajnë earvvig (paruke veshi), sepse dikur mendohej se ato futeshin në veshin e njerëzve kur flinin. Ato gjenden në vende të njoma, ushqehen me copëza bimësh dhe janë më aktive në verë e gjatë natës. Ato mund të futen në shtëpi nëpërmjet rrobave të lara, luleve, ose gazetave. Pengojini të futen në shtëpi duket evituar zonat e lagështa rrotull apo afër shtëpisë, duke mbyllur dyer e dritare dhe duke reduktuar dritën nëpër hyrjet e shtëpisë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nusepashket janë të mira, por nganjëherë ato futen edhe në shtëpi. Zakonisht, kjo ndodh në vjeshtë. Ato joshen nga sipërfaqet me kontrast (grilat e errëta dhe dritaret me dritë, për shembull). Ato nuk të pickojnë, por nëse doni t’u pengoni hyrjen e tyre në shtëpi, mbyllini mirë dyert dhe dritaret.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Morrat e kokës nuk përhapin sëmundje dhe, me gjithë atë që thuhet, ata nuk mund të kërcejnë ose fluturojnë. Ata kalojnë nga njëra kokë te tjetra nëpërmjet kontaktit të tyre edhe kur njerëzit përdorin të njëjtat sende tualeti, si krehëra apo peshqirë. Për t’i trajtuar ato, lajini rrobat dhe të brendshmet me ujë të nxehtë, fshini me fshesë me korent dyshemetë e mobiljet dhe flisni me doktorin për një trajtim me ilaçe nëse kanë pushtuar kokën tuaj. Spërkatja e shtëpisë me insekticid nuk është e nevojshme dhe mund të jetë helmuese.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Pleshtat mund të përbëjnë problem gjatë gjithë vitit, por ata ndjehen më mirë kur bën nxehtë dhe lagështirë. Pleshtat mund të përhapin sëmundje si murtaja te njerëzit dhe shiriti, te kafshët shtëpiake. Për të larguar pleshtat nga qentë dhe macet, kërkojini veterinerit t’ju japë ilaçe kundër tyre. Nëse i keni në shtëpi, fshini me fshesë me korent qilimat, rrugicat dhe vendin ku rri macja apo qeni. Përdorni një spërkatës vetëm nëse problemi është serioz.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Megjithëse ato mund të shfaqen në çdo kohë të vitit, çimkat apo tartabiqet janë më pak aktive kur koha është e ftohtë. Jo çdokush reagon ndaj pickimit të tyre, por tek ata që reagojnë, zona e kuqe duket si një pickim mushkonjash. Lehtësojeni kruarjen me akull, antihistaminikë, ose locione me kortizosteroide.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Megjithëse këto miza janë të padëmshme për njerëzit, ato mund të jenë të bezdisshme. Për t’i parandaluar, evitoni ushqimet e tejpjekura nëpër shtëpi. Nëse ju bezdisin, mund të vini një letër ngjitëse në një kavanoz me pak uthull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *