Ilir Meta ka një plan gjenial për qeverinë teknike. Këtë ide ai e ndan me ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima pasi ka një sugjerim për të. Me pak fjalë ai i premton Koços kryeministrinë në rast se ai pranon të bëjë koalicion me të.

Ilir Meta i shkruan Koço Kokëdhimës:

I dashur Koço. Kam marrë vesh se kohët e fundit ke qënë i mërzitur dhe je mbyllur në vetvete. Gabim, i dashur Koço. E ke dëgjuar atë këngën “Kush i qan hallet e mia, Ilir Meta LSI-ja”? Me siguri po, i dashur. Kënga thotë një të vërtetë për gjithë shqiptarët dhe rrjedhimisht që vlen edhe për ty. Hajde bisedojme, Koço. Te mua do gjesh mbështetjen që të mungon sepse unë e di që zemra të është ndarë copash. Nuk është e lehtë të përballosh gjithë atë katastrofë që pësove ti. Nuk është e lehtë të humbësh njeriun që do pleqëroheshe, unë të kuptoj shumë mirë.

E di që vuan kur mendon se Edi Rama mund ta kalojë pleqërinë me Niko Peleshin, për shëmbull. Por ti mos u mërzit, sepse nuk je “i mbetur” që të shqetësohesh për këtë gjë. Ka plot njerëz që duan të kalojnë pleqërinë me ty. Unë jam njëri prej tyre. Lista e personave të cilët duan të pleqërohen në azilin e Vlorës me ty është e gjatë ndaj dhe unë po përfitoj nga rasti për t’u treguar i shkathët…

Ti ke cilësi të cilat askush nuk t’i ka vënë në pah, i dashur Koço. A e di se ti je një politikan shumë i mirë? A e di se ti po të bëhesh kryeministër, do të jesh kryeministri më i mirë shqiptar i gjithë kohrave ?! Ti je i prerë për Kryeministër, Koço… Ndaj dua që nëse bëjmë kualicion bashkë ti të bëhesh Kryeministër. Nëse ti bëhesh kryemistër mund të arrish të hakmeresh ndaj Edit. Ai do kthehet duke qarë te ty dhe ka për t’u lutur në gjunjë për të kaluar sëbashku pleqërinë. Edi do jetë plotësisht i yti.

Gjithësesi, sido që të vijë puna, unë të premtoj ngrohtësi dhe dashuri, kështu që gjërat mund të na ecin për mirë dhe mund të ndryshosh komplet mendim për të kaluar pleqërinë. Nuk i dihet jetës, kështu që unë të lë të lirë mundësinë për ta kaluar sëbashku pleqrinë, pasi edhe unë burrë në vakt jam. Dhe unë e kam treguar me fakte që bëj për ty. U sëmure ti , u shtrove në spital, isha unë që të erdha te koka dhe të mbaja kokën .

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *