Albani qëndroi në heshtje gjithë këtë kohë, ditën e djeshme ai ka postuar një foto me të ëmën teksa shihet i qeshur në krahët e saj. “Mendoja se isha i aftë me fjalët por më dridhet zëri sa herë që mendoj për ty. Gjuha e zemrës nuk ka nevojë për fjalë! Të dua përjetësisht ëngjëlli im”,  ishin fjalët prekëse që ai i drejtonte nënës së tij. Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar edhe projektin e tij të ri muzikor, këngën me titull “Nuk je vetëm”.  Edhe këtë herë Albani duket se rrëmbeu sërish zemrat e fansave të tij, me muzikën dhe fjalët kuptimplota. Bashkangjitur një fragmenti nga videoklipi të publikuar në instagram Albani shkruan: Mu desh të arrija në këtë pikë të jetës sime  që duke dëgjuar vargjet e një kënge që kam shkruar vetë të reflektoja thellë dhe ta perjetoja si çdo njeri tjetër. Këtë këngë ja dedikoj fillimish vetes dhe kujtdo që ka dëshirë të jetojë çdo frymëmarrje dhe ka nevojë të bëj një kthesë të madhe në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *