Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Toni Bler: Arësyeja e vërtetë e ardhjes në Shqipëri!
Eduard Ndocaj: Të gjithë u gëzuan kur dëgjuan se Meta do shkojë në burg!
Qytetari dixhital denoncon!

Eduard Ndocaj: Të gjithë u gëzuan kur dëgjuan se Meta do shkojë në burg!

Eduard-Ndocaj

Me zotin Eduard Ndocaj, Kryetari i Frontit Demokristian Shqiptar dhe zëvendëskryetar i Partisë Demokristiane Shqiptare

– Kohët e fundit je treguar shumë i ashpër në media dhe rrjetet sociale me Ilir Metën, kryetarin e Parlamentit. Madje, ke deklaruar se e ke nxjerrë nga Lezha dhe nuk do të heshtësh derisa ta largosh nga politika. Pse kaq inat ndaj tij?

Advertisement

– Jam treguar i ashpër ndaj tij, jo se kam ndonjë problem personal me të. Gjithshka e kam me partinë që ai ka krijuar.

– Pse, çfarë keni me LSI?

– LSI nuk është një parti demokratike, por një sekt monetar që ka sjellë probleme të papara për politikën shqiptare. Ajo që më ka acaruar më shumë ishte një përgjigje foshnjërake që zoti Meta dha në një emision të Fevziut, ku, sipas tij, vetëm ai  është i zoti, ndërsa ne, poshtë tij, jemi milingona që ai s’i njeh, po thjesht i shikon, ndërkohë që është e pafalshme që një kryetar parlamenti nuk njeh deputetët e parlamentit…

– Po si lindi sherri mes teje dhe Ilir Metës?

– Dëgjo, nuk kemi paur ndonjë sherr të mirëfilltë, sherr personal. Thjesht, ai është për mua një kundërshtar politik dhe i tillë do të jetë gjithmonë. Jam totalisht kundër mënyrës se si ai bën politikë… Ai mendon se duke injoruar  te vegjlit do bëjë përpara. Unë mendoj se jo…

– Pse thua që partia e tij është “sekt monetar”. Çfarë doni të shprehni me këtë figurë?

Meta ka ndërtuar një sistem antidemokratik. Demokracia e vërtetë mbështetet në vota, ndërsa “sistemi demokratik” që ka ndërtuar Meta, mbështetet në paranë. Paraja është gjithshka. Me atë blihen vota, me atë blihen vendet e punës. Të gjithë ata që ka emëruar zoti Meta dhe LSI kanë paguar partinë për emërimin. Të gjithë ata, pas emërimit, marrin lekë në mënyrë korruptive nga posti i tyre, lekë që shkojnë përsëri te Partia. Çdo emërim nga LSI është bërë në këtë mënyrë pa asnje meritë dhe profesionalizëm. Unë shoh në qytetin e Lezhës, për shembull, janë emëruar drejtorë me diploma të blera.

– Keni deklaruar se Meta është për burg. Ku e mbështesni këtë akuzë ?

– Këtë e ka deklaruar vete Ai, para ca ditësh, në një intervistë, tha se “do bëj burg unë për të gjithë” dhe për këtë unë e përgëzoj. Dhe gjithë shqiptarët u gëzuan kur dëgjuan këtë. Shqiptarët po e presin ditën kur do e shohin Metën brenda hekurave sikur të ishte dita e Vitit te Ri. Ai është njeriu më i përfolur, i përmendur në çdo skandal, dhe kjo e bën të urryer nga secili qytetar, madje edhe nga anëtarët e ndershëm të LSI. Unë mendoj që Meta duhet të dalë para drejtësisë një sahat e më parë për të dhënë llogari për gjithë akuzat që i bëhen….

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Toni Bler: Arësyeja e vërtetë e ardhjes në Shqipëri!

Next Post

Qytetari dixhital denoncon!

Advertisement