Lojtari i Salzburgut, Valon Berisha, ka qenë kundërshtari i shqiptarëve përsëri. Këtë herë jo me kombëtare, por në nivel ekipesh, pasi “Salzburgu” i tij, u përball me “Partizanin” tonë. Në turin e tretë eliminator të Champions League, mesfushori shqiptar që luan për Norvegjinë ka qenë titullar në të dy takimet duke dhënë edhe kontribut të madh në suksesin e skuadrës austriake për kalimin e ekipit shqiptar. Tifozët e Partizanit në “Elbasan Arena” nuk u sollën në mënyrë dashamirëse me të, pasi nuk munguan edhe komentet e tipit “tradhëtar”, por gjithçka u shua kur këmbëshpejti fitoi penalltinë që i dha spunto suksesit dhe gëzimi i tij i ligjshëm heshti tifozerinë, normalisht, jo në favorin tonë. Fundja nuk kishte shumë rëndësi, pasi diferencat ishin të frikshme. Në një intervistë pas ndeshjes, Valoni pranon të bisedojë me ne. Gjatë bisedes me të të bie në sy shqipja e tij e pastër.

Eraldo Harlicaj: – Përshëndetje dhe urime Valon.
Valon Berisha: – Si jeni? Faleminderit për biseden dhe komplimentat.
-Një triumf në dukej i lehtë, pasi në dy ndeshje fituat 3-0, por realisht si ishte kjo sfidë për ju?
– E drejtë kjo që thoni ju. Në pamje të parë duket si një sfidë e lehtë, por realisht nuk ishte ashtu. Partizani është një ekip i vështirë, pasi edhe diferencat në futboll tashmë janë të vogla. Në dy ndeshje kjo ishte e qartë. Në fund, fati na buzëqeshi ne dhe jam i luntur për këtë.
– E prisnit një rezultat dhe ballafaqim të tillë?
– Të jem i sinqertë e prisja një ballafaqim më të lehtë. Fusha tregoi diçka krejt tjetër dhe më vjen mirë që u “befasuam”. Përgjithësisht të dy takimet ishin të bukura dhe me rivalitet. Në Elbasan na vunw më shumë vështirësi, por edhe këtu deri në minutat e fundit luajtën mjaft mirë dhe mund edhe të shënonin. Fati i tyre i keq ishte se kishin përballë një ekip të fortë si ne. Duhet ta pranojmë se edhe ne jemi lart.
– Çfarë vlerësoni më shumë nga të kuqtë?
– E kam thënë edhe pak më parë. Shqiptarët kanë një veçori se janë shumë luftarakw dhe këtë e tregoi edhe Partizani. Në fushë dhanë shpirtin. Në fund diferencën e bëjnë edhe kualitetet.
– Kush nga lojtarët e Partizanit ju pëlqeu më shumë?
– Trashi. I fortë, i shpejtë dhe shumë inteligjent. Mendoj se është një lojtar shumë i fuqishëm dhe ndër pikat e forta të Partizanit.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *