Jam Paula, jam me cilësi shumë të mira, jam e mbajtur, kam një pamje të rregullt, jam serioze, e qetë me karakter, dhe moral të lartë. Kërkoj një person për martesë që ti përgjigjet mesazhit tim për të kaluar sëbahsku këto vite që Zoti të na lërë jetën. Të mos ketë probleme, ose detyrime ndaj kujt, mosha 62-68 vjeçe. Të jetë i krishterë. Personit që i intereson të lërë numrin e telefonit të plotë në gazetë. Faleminderit për mirëkuptimin.
Unë jam një vajzë me probleme fizike, dua një djalë që të ketë lindur me një ose dy probleme fizike të sinqertë të dijë të vlerësojë një femër. Të jet nga mosha 28-31 vjeç, të jetë i zoti i vetes së tij, të dijë të punojë, të ketë mendjen për një familje, të jetë nga Lushnja, Fieri ose Vlora, të ketë makinë për veten e tij. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.
Jam një zonjë 40 vjeçe e divorcuar nga Vlora, por pa fëmijë, kërkoj të njoh një person të moshës 45-50 vjeç për të krijuar familje. Kush është dakort të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt Ina nga Vlora.
Jam një zonjë nga Tirana 58 vjeçe e divorcuar, kam 2 vjet që jetoj me qera, nuk kam njeri në ngarkim. Kërkoj një burrë ti ketë vdekur gruaja qoftë edhe i divorcuar të jetojë vetëm, të jetë mirë nga ekonomia të jetë nga Tirana ose shqiptar por të jetoj në Itali. Nuk dua bashkëjetesë se nuk kemi moshë për bashkëjetesa. Këto vite që na kanë ngelur ti jetojmë bashkë qofshim me fat se skemi çfarë presim më, iku jeta, dhe kur je në vetmi nuk jetohet. Me respekt Ajlinda Tiranë.
Jam një zonjë nga Shqipëria e mesme e moshës 63 vjeçe dhe interesohem për numrin e cel. të zotërisë nga Tirana i moshës 65 vjeç që i mungon ngrohtësia e një zonje intelektuale. Pres të më lini numrin në gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje jam Rebeka nga Italia, jam e divorcuar kam një fëmijë, jam 29 vjeçe, e gjatë 1.72 elegante, dëshiroj të njoh një mashkull për martesë, mundësisht të jetë në Itali ose nga ndonjë shtet tjetër por jo nga Shqipëria. Ju lutem vetem ata që janë të interesuar për të krijuar familje të më shkruajnë në këtë adresë emaili: Beki.05.08.@live.com
Përshëndetje jam 37 vjeçe nga Tirana dua të njihem me një femër lesbike e dua për vete, të jetë nga Tirana, të kemi një lidhje të sinqertë pasi gënjeshtra nuk shkon larg, të jetë mbi 33 vjeçe. Do doja më tepër një femër intelektuale. E interesuara të lërë numër telefoni. Ana.
Përshëndetje jam Anja nga Elbasani jam 38 vjeçe me shkolle te lartë kerkoj nje person per lidhje serioze. Personi në fjalë te jetë deri 40 vjec me shkoll te larte te jetë nga Tirana. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Përshëndetje, jam një grua 31 vjeçe nga Elbasani me banim në Greqi, kërkoj të lidhem me një burrë serioz, mbi moshen 39 vjeç, djali të ketë për qëllime serioze jo tallje. Kush dëshiron mund të lërë numër telefoni për kontakt.
Jam fieri e martuar me fëmijë. Kam vujtur shumë në jete me burrin qe kam punon dhe leket i prish nuk mendon se ka grua dhe femijë. Nuk dua te zgjatem jam 47 vjece, kërkoj nje zoteri te jete i mire per nje lidhje shume sekrete te mendoj sadopak per mua te me ndihmoj nga ekonomia. Zoteria te lere numrin e tij ne gazete. E perlotur gjithe jeten.
Advertisement