Përbërësit:

12 brinjë qengji,
2 filxhanë miell,
2 kokrra vezë,
1 filxhan galetë,
2 lugë gjelle rozmarinë,
1 lugë gjelle rigon,
½ filxhani bajame të grira,
½ filxhani djathë parmixhano,
1 lugë gjelle paprika,
3 lugë gjelle rrepë e bardhë, e grirë,
vaj për skuqje, kripë, piper

Përgatitja
Brinjët e qengjit i spërkasim me kripë, piper dhe rrepë. Rrahim vezën me pak vaj dhe kripë. Përziejmë galetën me rozmarinën, parmixhanon, bajamet dhe paprikën.
I lyejmë brinjët fillimisht me miell, pastaj me vezë dhe në fund, me galetën e përzier me erëzat.
I skuqim dhe pastaj i vendosim në letër kuzhine, e cila do të thithë vajin e tepërt.
Brinjët e qengjit janë gati dhe kanë një shije fantastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *