Sedat Rama është këngëtar i njohur e i pëlqyer. Ai, sapo ka ardhur me një produkt muzikor, që tingëllon e duket interesant. Pse erdhi me diçka të tillë dhe për shumë të tjera, flet Sedat Rama.

Sedat sapo je rikthyer me një këngë të re, pse është titulluar Cobra City?
Ishte dëshira e Arlind Dakaj dhe Uran Badalit që të këndoj ëpr bosin e tyre të Cobrës City Dibran Hoxhën dhe e ndjej veten shumë krenarë.

A të lidh dicka me Kallashin?
Po, kishim një klip bashkë e kam kolege dhe është një artiste shumë e mirë dhe kam respekt për të.

A do të kesh duet me Kallashin?
Po pse jo, por të shohim si do na shkojnë planet.

Kush e ka bërë tekstin, muzikën e klipin?
Tekstin e ka bërë një vajzë nga Gjermania, muzikën e ka bërë djali i vëllaut lili rama me shok të vetin Xhino Tatari, klipi nga produksioni XXL Film.

A fiton shumë nga muzika?
Si gjithë këngëtarët jo, (qesh).

A do të kesh prap duet me Gazi Ramen?
Me Gazin po do të kemi edhe shumë se jam shumë krenarë që bashkëpunoj me vëllaun tim se është një artist që punon shumë.

Projektet e ardhëshme?
Kemi një këngë me Gazin dhe në fund të vitit kemi disa këngë për xhirime të festave që do marim pjesë te Eurolindi.

Ku do të jesh për pushime?
Dy javë në Turqi dhe dy në Kosovë.

Cka ju thua atyre që të kanë inat?
Atyre që më kanë inati ju them respekt se jeni ju ata që nuk do të ndalem kurrë.

Po atyre që të duan?
Atyre që më duan ju them si më duan do i dua deri në vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *