BeautyPlus_20160710122033_save

received_10210250800814569

received_10210250804734667Ndue Prendi, ose siç njihet në botën e muzikës me emrin e artit Novi, djali nga Puka, është nga ata këngëtarë që preferojnë të ruajnë një stil dhe një zhanër në të kënduar. Ai ka publikuar para pak kohësh klipin “Bashkimi kombëtar” një këngë patriotike që është pëlqyer mjaft nga publiku i tij. “Këngëtar nuk bëhesh me dy apo tre vjet, të duhet një jetë e tërë që të kompletohesh”, thotë Prendi, mes të tjerave në intervistën që realizuam me të.

Fabjola Kuburi:- Novi, ti ke vite vite në skenën shqiptare. Për ty, gjatë këtyre viteve, cila ka qenë arritja më e madhe?
Ndue Prendi (Novi):- Kam përshtypjen që arritja ime më e madhe është që kam arritur të jem një këngëtar profesionist, në mënyrën e të kënduarit live, ku mund të këndoj në skenë për disa orë me radhë dhe kjo jo vetëm për mua, por besoj për çdo këngëtar që këndon në këtë mënyrë. Profesionalizmi, ka të bëjë shumë me përmirësimin e përditshëm të të kënduarit.
– Këngën e ke pasion apo ajo ka lindur bashkë me ty?
– Talenti, lindi me mua, këngën e kam pasion! Karriera ime nisi që kur isha 12 vjeç, në klasën e 6-të ku mora pjesë në një festival për zëra të rinj, festival që u zhvillua në Pallatin e Pionerit. Aty u vlerësova me çmimin e parë! Që nga ajo ditë e deri sot, unë vazhdova dhe vazhdoj me aktivitetetet muzikore dhe kryesisht me këngën!
– Të pëlqen të eksperimentosh apo kërkon të mbetesh brenda lëkurës së të njëjtës rrymë muzikore?
– E kam edhe në karakter, që kur merrem me diçka dua ta sjell në mnënyrën më të mirë të mundshme, atë që bëj dhe zhanri im është ai të cilit unë i jam vënë ta sjell në detaje, me nivel. Më pëlqen të rri në zhanrin tim!
– A i rikthehesh herë pas here këngëve, për ti perfeksionuar?
– Natyrisht që po, të jesh profesionist duhet të punosh me orë të tëra, të studiosh, të kërkosh më të mirën dhe duhet të jetosh çdo ditë me këngën!
– Si mendon se ka ndryshuar muzika në përgjithësi, me kalimin e viteve, ajo folk ne veçanti?
– Me kalimin e viteve dhe me ndërrimin e brezave që vijnë!
– Gjatë verës do të kemi një projekt tjetër muzikor nga Novi?
– Mendoj se po dhe pse verën e kam shumë të ngarkuar!
– Sa i shpërblyer ndihesh në planin profesional?
– Mjaftueshëm!
– Në tregun muzikor shqiptar ka shumë këngëtarë, të cilët kanë nxjerrë edhe shumë vidioklipe. Ti, ç’mendim ke për cilësinë e tyre?
– Pa dashur të ofendoj askënd, këtu do ndaloj dhe do të them dy fjalë! Që të bëhesh këngëtar/e nuk mjaftojne 2 apo 3 vite, duhet një jetë për t’u bërë artist i kompletuar! Ka kaq shumë për të bërë që të quhesh dhe jesh në nivel të lartë artistic, sa të duhet një mal me punë, talent dhe vullnet.
– Ç’do të thotë për ty, të jesh artist i njohur?
– Për mua, të jesh artist i njohur, do të thotë që ti ke nje mardhënie shumë të mirë me publikun, ta kthesh komunikimin me ta në art më vete, sepse në fund të fundit, publiku është ai që të quan dhe bën artist, vetmë vlerësimi i tij..
– Cili ka qenë mesazhi më i bukur që ke marrë deri sot, nga publiku yt?
– Ah, më kujtove një mesash shumë të bukur, mes të tjerëve, që thoshte “ Krenohem me ty, të adhuroj) dhe unë këto mesazhe nga publiku im, I vlerësoj më shumë se gjithçka.
– Çfarë mund të bësh ti, për të rritur më shumë imazhin tënd si këngëtar?
– Të jem sa më i thjeshtë, kjo ka qenë gjithmonë edhe motoja ime në jetë! Thjeshtësia është gjëja më e bukur dhe më e mirë që mund të bëjë dikush për t’u treguar anën e tij më të mirë.
– Këngën e ushtroni vetëm për pasion apo është edhe ana financiare?
– Nuk do tregohesha i sinqertëm nëse do thoja që këngën nuk e ushtroj dhe si profesion! Ajo që unë dua ta bëj me shumë dashuri është të këndoj dhe dashur padashur duke u marrë me të çdo ditë, kthehet në profesion.
– Ti këndon shumë edhe jashtë Shqipërisë. Cili është vendi apo ambjenti ku je
ndjerë si në shtëpinë tënde?
– Po, është e vërtetë, kam kënduar në disa shtete të Europës. Ku ka ambiente që publiku është shqiptar, kalohet gjithmonë bukur!
– Gjëja më e bukur që të kanë thënë kur ke kenduar?
– Jo vetëm një herë, por shumë herë më urojnë “të këndoftë shpirti brez pas brezi” dhe urime të tilla mbeten përgjithmonë.
– A ke një falendërim apo një urim për dikë?
– Falënderoj Zotin që me bëri dhuratën më të çmuar, zërin dhe talentin! Falendëroj publikun tim që më mbështet gjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *