Muslimanët e gjithë botës filluan agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. A sjell kjo gjë rreziqe për shëndetin? Ka raste kur nuk duhet ndjekur? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i jep doktor Alen Delabo, nutricionist dhe shpikës i krononutricionit (të ushqyerit sipas orës biologjike të personit)…

– Në mënyrë të përgjithshme, cilat janë pasojat e agjërimit në organizëm?
– Një agjërim si ai që bëhet gjatë muajit të Ramazanit nuk shkakton asnjë dëmtim në shëndet, me kusht që të dini të ushqeheni ashtu si duhet. Në fakt, ky agjërim është i përkohshëm dhe bëhet vetëm gjatë ditës.
– Si duhet të ushqehesh gjatë këtij muaji, për të përballuar agjërimin?
– Mjafton të aplikohen parimet e krononutricionit: Ushqimet e duhura, në sasinë dhe në momentin e duhur. Gjatë ramazanit, duhet vazhduar me marrjen e 3 vakteve, me disa veçanti të vogla, të lidhura me agjërimin. Kështu, vakti i parë është ai i prishjes së agjërimit. Në këtë drejtim, parimet e Kuranit përputhen me ato të krononutricionit: Duhen ngrënë gjëra të ëmbla për të mbajtur organizmin dhe për ta ushqyer shpejt, që ta marrë veten nga agjërimi i ditës. Këshillohen hurmat e thata, yndyrnat vegjetale (bajame, arra, etj.) dhe pije të ngrohta (kafe, çaj, etj.). Ky vakt nuk duhet të jetë i mbingarkuar, ai duhet thjesht të qetësojë ndjesinë e etjes dhe të urisë.
Vakti i dytë, që merret zakonisht 2-3 orë pas prishjes së agjërimit, duhet të jetë i lehtë në cilësi, por mund të jetë më i bollshëm në sasi. Si përfundim, duhet evituar vakti i rëndë dhe shumë i pasur (mish me patate të skuqura, pilaf, etj.) dhe kjo, për arsyet që do t’i them më poshtë. E para është se nuk ia vlen të hash rëndshëm para gjumit, sepse gjithë ajo që hahet kthehet në dhjamë dhe nuk asimilohet. Asimilimi i ushqimeve është i mirë para një sforcimi fizik, jo para çlodhjes. E dyta, nëse vakti është i rëndë, nuk do të kesh uri në mëngjes dhe mund të kapërcesh mëngjesin që është i domosdoshëm, sepse të pret një ditë e gjatë pa ngrënë dhe pa pirë. Darka, pra, duhet të fillojë me një supë perimesh dhe të ndiqet me një pjatë me peshk, ose fruta deti, mish të bardhë dhe perimesh jeshile.
Vakti i tretë është ai para agjërimit dhe për këtë arsye nuk duhet lënë pas dore dhe duhet të jetë i bollshëm. Është ai që do t’i japë organizmit gjithë energjinë e nevojshme për të qëndruar gjithë ditën. Për këtë arsye, është mirë të merren lëngje, për të evituar çhidratimin. Zakonisht, ai përbëhet nga një supë (për t’u hidratuar), djathë, mish dhe drithëra (bukë, makarona, oriz).
– Si mund ta mbajë agjërimin një person që ndjek një kurë me ilaçe që duhet t’i marrë gjatë ditës?
– …
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *