Rrëfen një fizioterapiste
Prostitucioni i qendrave të masazhit në Tiranë

Është një kohë, kur gjithnjë e më shumë po shokohemi, ndërsa kuptojmë se jetojmë në një llum aq të madh, sa nuk mund të fshihet më, por ka filluar të zbrazet… Kjo është një ndjesi që e provojmë çdo ditë, por akoma më shumë kur bën biseda si kjo e mëposhtmja, që rrëfen pa dorashka një realitet shokues që ekziston, por për të cilin shumë pak flitet…

Besarta Luga: – E ke dëgjuar lajmin e fundit mbi videon e një ministri, që merrte shërbime erotike prej një masazhatoreje këtu në Tiranë?
Fizioterapistja: – Po, e kam dëgjuar dhe nuk më duket ndonjë gjë e re. Këto i bëjnë shumë ministra, drejtorë, nëpunës të lartë, që kanë mundësi ekonomike dhe shfrytëzojnë këtë për të përfituar nga femrat që mund të jenë ose fizioterapiste, ose punëtore të thjeshta që kanë nevojë për ato para dhe kthehen në skllave…
– Ka ndodhur në qendrën tuaj që të kërkojnë shërbime ekstra, përveç masazheve?
– Në qendrën ku unë punoj, ofrojmë vetëm masazhe, në të cilat nuk përfshihen masazhet trup me trup, masazhe erotike apo happy ending (fund i lumtur), siç është termi që nënkupton masturbimin e klientit nga masazhatorja. Te ne ka vetëm masazhe terapeutike, nga fizioterapistë të diplomuar, ama, puna po na bëhet shumë e vështirë, jo vetëm nga klientët, por edhe nga qendrat e tjera konkurrente, sepse shumica e qendrave, me sa na thonë klientët, ofrojnë shërbimet ekstra, ku futen masazhet erotike, ato trup me trup, ku femra është plotësisht e zhveshur dhe i ofron masazh klientit që është gjithashtu i zhveshur. Këto gjëra nuk janë të lejuara, janë ilegale, ama, këto qendra po vazhdojnë punën pa asnjë problem dhe po fitojnë sot. Kanë shumë punë, shumë klientë, mund të bëjnë 60-70 masazhe në ditë, ndërkohë që ne që punojmë drejt, bëjmë 2-3 masazhe në ditë nga klientë që vërtet kanë probleme shëndetësore, apo që kanë nevojë për relaks.
– Nëse do të bëje një përgjithësim, sa është raporti mes atyre që kërkojnë masazh terapeutik, me ata që kërkojnë këto shërbime ekstra erotike?
– Në tre klientë, një nuk do të kthehet më, të mos them në tre klientë dy nuk kthehen më, sepse kanë ardhur për masazh erotik dhe jo terapeutik, sepse nga ana profesionale te ne punonjësja është shumë mirë, ama nga anët e tjera, jo. Mund të rikthehen nëse u pëlqen masazhi, kur kanë dhimbje qafe, mesi, por nëse tek unë vijnë një herë në dy javë, apo një muaj për masazh terapeutik, në qendra të tjera mund të shkojë përditë për masazhe erotike…
– Çfarë kërkojnë konkretisht këta klientë?
-….
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *