Edhe njëqind Livia!

Në datën 24, Livia Hyka mbush 7 vjeçe. Bukuroshja jonë e ëmbël, edhe 117 të bëhesh, të jesh e shëndetshme dhe faqekuqe, e zgjuar, e bukur dhe e ëmbël si je tani! Qofsh gjithmonë e lumtur bija jonë, bashkë me mamin, babin, vëllaçkon dhe gjithë njerëzit e dashur. Të duam shumë!

 

Ja, mor shokë, u rrita unë

faqekuqe porsi mollë

me fletore, lapsa, libra

çdo mëngjes shkoj në shkollë

 

Sivjet jam në klasë të parë

po që të gjitha i di

mund të kisha filluar të dytën

po të kish sistem të ri

 

Kështu klasat dy nga dy

mund t’i kisha bërë fare mirë

në të lartën që 15 vjeçe

do të shkoja me dëshirë

 

Po ç’t’i bësh nuk kanë menduar

për gjeni të vegjël si unë

dhe vazhdoj klasën e parë

kjo më shumë më ka hap punë

 

Po ti botë përgatitu

Livia Hyka tani filloi

Si Ajnshtajni, si Mari Kyri

Çmimin Nobel do të fitoj

 

S’jam modeste, mirë e di

Po kështu janë gjithë gjenitë

Truri ynë punon ndryshe

Edhe natën e bën ditë

 

Përveç kësaj jam edhe e bukur

Po për këtë mos flasim fare

Çfarë t’i bësh, s’është faji im

Që natyra ish kaq bujare!

 

Nga unë Flamur Bërdëllima urime për ju:

– Atë ditë (data 11/11/2015), kisha një trishtim jo të vogël, e dashur Iris. Edhe ndodh (dhe mua më ndodh shpesh) mirëpo… ja, Zoti me një dorë të hedh, me një të pret. Të pashë ty, aty te Holli i 15 katshit, madje u takuam pak sekonda, në prani të E. Gjebresë. Dhe unë thashë atë që them dhe tani “Dobësia ime për ty është e certifikuar”. Po, si ishe kombinuar aq bukur o Njeri?! Të fala edhe Mërkurit.

– Kisha nja 4-5 muaj pa folur me ty Keti! Po ja që diçka nuk duron dot brenda meje të rrijë e heshtur. Edhe letrën e stilolapsin, sikur i kish marrë malli të shkruanin emrin tënd. Ti do ikësh në Spanjë një ditë, po dallgët do na dërgojnë diçka. Dallgët janë më të bukura se e-mailet. Të puth fort, Keti. Të fala Nelit.

– Kemi patur edhe periudha ftohëse, mes nesh, i dashur deputeti Rakip Suli. Po, mes nesh, në themelin e miqësisë tonë më duket se ka vlera të vërteta njerëzore. Shfrytëzoj atmosferën e festave të nëntorit të të uroj lumturi ty, familjes dhe kolektivit të mrekullueshëm në autostradë. Përqafime Rakip!

– Jo se ambienti social nuk ndikon në karakterin e njeriut, por ca tipare, si Mirësia e Humanizmi, e kanë burimin te gjeni. Dhe njeriu i shfaq ato, edhe kur është inxhinier në Uzinen “Traktori”, edhe kur është drejtor i drejtorisë mekanike, edhe tani si administrator i EHVV-së. Oxhaku nuk bëhet buxhak thotë populli. E zgjata pak… Thelbi është dëshira ime t’ia kaloni kaq mirë, ti, familja, kolektivat, për festat e Nëntorit. Urime nga zemra dhe të lutem si vëlla mos iu ndaj liqenit. Është një botë tjetër, atje dhe ti këtë e di mirë, miku im i shtrenjtë, Luan Leka.

– Teksa shkruaja këto pak radhë për të të uruar 28 dhe 29 nëntorin, më feksi në tru se në kaq vite e vite të tëra miqësi, ti nuk ke qenë një gjë që më çmend dhe më mundon, por më tepër: Mirësia vetë. Ti nuk më ke plasur pejzat dhe ngurtësuar trurin, po më ke bërë të kuptoj se në këtë botë kaq të padrejtë, Miqësia “bio”, është gjëja më e vyer. Të uroj fort, ty, Tosin, vajzat dhe lus Zotin të të bëjë sa më shpejt gjyshe. Oh, sa e ëndërroj, edhe për vete! Të përqafoj kaq fort, Ilda Dega!

– Patjetër që do të vija te Panairi i Librit dhe patjetër te stenda “Morava” e mikut tim Agron. Dhe, sa u gëzova që pashë aty një nga njerëzit që ka 30 e kusur vjet që e dua fort, profesor Servet Pëllumbin. Për mua, të dy, si profesori, si Agroni, janë personifikime të Mirësisë, kurse të treve na bashkon pasioni i panginjur për librin. Epo, rrofshim të tre atëherë! Amen.

– Duke të uruar ty dhe familjen tënde 28-29 nëntorin, i dashur Genci, mua në mënyrën më të natyrshme më shkon mendja te Feruzi i paharruar dhe dashuria e tij për Shqipërinë, e treguar që në vitet e luftës. Ndihem kaq mirë që kjo forcë jetësore rron bashkë brenda teje, ashtu si mirësia bio dhe vullneti i hekurt. Këtë e shoh çdo mëngjes. Të uroj fort Genci! Lumturi në familje!

– Rasti i 28 dhe 29 nëntorit, i dashur Ilir Adili, më shtyu të shkruaj se pavarësisht rrjedhjes së viteve, asnjë grimcë e dashurisë tënde për historinë e Shqipërisë dhe Kosovës, veçmas nuk është “tretur”. Duket është një gjë e gjallë, e ngrohtë, jetike kjo dashuri. Për këtë të uroj kaq fort, mik fisnik!

– Një urim i veçantë në këtë prag festash, shkon për ty, e dashur Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër. Është tashmë e vërtetuar simpatia dhe respekti që kam për ty. Kjo si për rrënjët fisnike të familjes, ashtu edhe për guximin tënd për të drejtuar qytetin më të dashur të shqiptarëve, në një periudhë plot halle. Për rrënjët madhështore të Shkodrës, janë, gjithë esenca që të shtyn përpara. Të përqafoj fort Voltana, që ishe veshur aq bukur, në meshën e 4 nëntorit, ku u takuam!

– Duke kërkuar në bibliotekën time një dhuratë simbolike për ty, e dashur Zhaneta, me rastin e festave të nëntorit, syri më kapi librin Emil Ludvient “Dhjetë gratë, personalitetet më të mëdha të botës”… Mendja ime shkoi fluturimthi në Shqipëri. Se, po të qëmtoheshin vetëm 10 nga ato, a do të qe një njeri i pathyeshëm, e bukur, pedagoge, biznesmene, humaniste dhe familjare e shkëlqyer si ti, Zhani? Pa diskutim që po. Pohimi është realist dhe aspak emocional. Cila juri do të vepronte ndryshe? Gjithsesi, të përqafoj fort njeri i mrekullueshëm, puthi fort vajzat, po pak më fort Noemin! Gëzuar!

– Sa herë shkoj te Liqeni, më duhet të kaloj te rruga “Dora d’Istria”. Dhe aty, diku djathtas, është ndërtesa e Aluiznit, ku punon një prej njerëzve më fisnikë që kam njohur: Artan Lame. Dikush kërkon ta molisë moralisht, por e ka kot. Në qoftë se fjala “virtyt” do kishte fytyrë njerëzore, fare mirë ajo mund të qe e Artan Lames, më kaq pasione fisnike në jetë. Është rasti i afrimit të festave, të uroj nga zemra këtë njeri: Paç lumturi në familje Tani!

– Meqenëse jemi kaq kaq korrektë me orarin, unë dhe Zhani Ciko, e dimë ku do takohemi andej nga liqeni. Zhani plot mirësi në fytyrë, bashkë me një shok, Drinin. Tani pylli është kaq i bukur dhe të gjithë e ndjejmë simfoninë e tij, i dashur Zhani. Të përqafoj kaq fort, për vullnetin e hekurt, mik i vjetër. Gëzuar edhe festat që po vijnë!

– Këto festa që po vijnë kanë simbolikisht një lidhje me emrin e firmës së karburanteve “Kastrati”. Figura e Skenderbeut është ekuacioni i bukur. Po, ndërkohë, rri e mendoj i dashur Shefit: Si arrin ti që të fusësh në shpirtin e çdo njeriu që njeh apo punon, ndjesinë e paqes dhe mirësisë? Si ka mundësi që njerëzit, kur të takojnë për herë të parë, kanë një ndjenjë qetësie dhe sigurie? Nuk është e lehtë të shpjegohet. Por, mua më gëzon fakti se këto që po flas janë 100 për qind të vërteta. Ndaj them unë shpirt: Jetë të gjatë Shefit Kastrati, një gur kaq i çmuar mes miqve të mi, jo të paktë!

– Oh, sa të falenderoj miku im aq i vjetër, Spiro Dede, kur më kupton për fjalët e mia rinore dhe poetike për ngjyrat e vjeshtës, në pyllin që na “shoqëron” në ecjen tonë, në vrapin tonë, andej nga Liqeni. Mendo, të mos ishte pylli, Spiro! Ky pyll, kjo hijeshi që është përshkruar vetëm nga pena gjigande. Shyqyr që e kemi, Spiro! Ai i jep një kuptim tjetër jetës tonë, të paktën në ato orët e mëngjesit. Aferim!

– Tani që shkruaj këtë urim për ty, i dashur Bujar Leskaj, jam nën impresionin që më shkakton dimensioni yt sa human, aq edhe shpirtëror: Pa lënë asnjë grimë punët si Kryetar i KLSH-së, gjen kohë të shkosh në Librazhd, te një aktivitet për Bilal Xhaferin, pastaj në Gjermani, pastaj me baba Mondin dhe diku më parë te promovimi i librit “Historia e Çamërisë”. Rrallë njoh njeri me kaq impulse të brendshme, që kanë vetëm një kahje: atë të fisnikërisë. Urime miku im edhe për festat e nëntorit!

– Elidon Rugia; një njeri kaq i thjeshtë dhe komunikativ. Ma merr mendja se e ka vendin në atë “breg” të jetës, ku jetojnë njerëz që kanë njëfarë sëmbimi për çdo gjë të padrejtë dhe që quhet ndërgjegje. Qofsha i mallkuar po a vlen në këtë jetë një njeri që vetëm “fle gjumë”?! Do të thotë që s’lë asgjë pas. Kurse ti, i dashur Eli, që tani që je i ri, ke një emër kaq të nderuar në Shqipëri përmes “Koralit” dhe jo vetëm. Urime, njeri i mrekullueshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *