Rashë në ujë

Përshëndetje! Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr burra që falen në xhami dhe unë sikur doja të bëja vetëvrasje? Rashë prej një ure mirëpo uji ishte i pastër dhe në fund, nuk u mbyta se më nxori uji jashtë në sipërfaqe.

– Falja në xhami ka lidhje me mendimet tuaja për veten, të cilat i keni patur të errëta kohët e fundit. Nuk duhet të hyni në gjynah me veten dhe për këtë ju kërkohet të shkoni në një vend të shenjtë dhe të luteni. Rënia në ujë të pastër do të thotë që do të kaloni një siklet, por do të dilni pa u lënduar, sepse uji i pastër është një parashikim pozitiv. Do t’ia dilni mbanë çdo lloj vështirësie që mund të hasni.

 

Në prehërin e tij

– Një kushërira ime më ka parë në ëndërr mua dhe djalin që pëlqej. Unë isha ulur në prehërin e tij dhe ndërkohë, mamaja e tij po na shikonte e bisedonte me ne. Çfarë do të thotë?

– Do të thotë që ju e keni biseduar shumë këtë me kushërirën tuaj, së cilës i tregoni çdo gjë për djalin që pëlqeni, ndaj është e pamundur shmangia e një ëndrre të tillë. Nëse keni në mendje të nisni një lidhje me këtë djalë, duhet të keni kujdes mamanë e tij, sepse mund të ndikojë jo mirë në këtë lidhje. Ju uroj fat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *