Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Një vajzë e bukur

– Ç’do të thotë të shikosh në ëndërr një vajzë shumë të bukur, e cila më la pa mend? Më buzëqeshte, i afrohesha, por ajo largohej duke më provokuar dhe më pas më afrohej sërish. Aq shumë më ka ngelur në mendje saqë më dukej reale. Çfarë kuptimi ka?

– Vajza përfaqëson anën tuaj më të brishtë, anën femërore sepse çdonjëri prej nesh, pavarësisht seksit, ka brenda tipare të gjinisë tjetër. Duke qenë se është shumë e bukur, përfaqëson pjesën tuaj më të pastër, më pozitive dhe të bukur, por në të njëjtën kohë, edhe shumë naive dhe të pafajshme. Do të keni shumë kujdes, sepse do të keni një mundësi në jetë, që mund të jetë në anën profesionale, por edhe në atë private. Sido që të jetë, mos u mjaftoni vetëm me paraqitjen e parë që ju servirin. Jo çdo gjë e bukur është e bukur në tërësi. Shkojini më thellë gjërat, për t’i njohur; ky është mesazhi për ju.

Advertisement

 

Shoqja e ngushtë

– Kam parë në ëndërr sikur shoqja ime më e ngushtë më tha të mos i besoja një djali me të cilin flas shumë. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr?

– Shoqja përfaqëson atë pjesë të vetes suaj që nuk e pranon këtë djalë. Ju dyshoni në diçka dhe kërkoni gjithnjë siguri prej tij. Duhet të dëgjoni instinktin tuaj, sepse këtë periudhë e keni më të fortë se kurrë. Nëse instinkti ju thotë të mos i besoni këtij djali, atëherë le të jetë kështu, sepse është më mirë për ju.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Next Post

Edhe 100 Kida!

Advertisement