Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Dobitë e turshisë me lakër të bardhë

Ajo ndihmon për të nxjerë krimbat-parazitë, për të lehtësuar frymëmarrjen e të sëmurëve me astmë, për të luftuar hemorroidet, madje edhe për të hequr dhimbjet e kokës… Lundërtari i mirënjohur Xhejms Kuk, ka thënë: “Lakër-armeja e shpëton njeriun nga shumë sëmundje, madje, mund të them se ajo ka qenë një mjet që u ka shpëtuar jetën marinarëve të mi”. Nuk është aspak e rastit që të gjitha anijet, kur nisen për rrugë të largëta, marrin me vete sasi të konsiderueshme të lakrës së bardhë të përgatitur si turshi, lakër-arme. Në alpet e Austrisë ka një zakon të këtillë: Nusja, para se të shkojë për të vënë kurorë, futet në kuzhinë dhe kripos lakrën-arme (lakër turshi). Ajo i hedh asaj shëllirë sepse kështu, sipas besimit popullor, do të jetë e dëshiruar dhe e shijshme për bashkëshortin në gjithë jetën dhe nuk do ta dëshpërojë kurrë atë.
Por, si përgatitet lakër-armeja? Për të përgatitur lakër-arme, amvisat me përvojë, së pari, zgjedhin lakrën e vonët. Pastaj, sipas traditës familjare dhe përvojës personale, përdorin mënyra të ndryshme për përgatitjen e turshisë: Njëra i hedh lakrës mollë, tjetra rrush, e treta karota, e katërta, panxhar sheqeri… Rekomandohet sidomos ruajtja e proporcioneve: Më të sprovuarat, që japin një lakër-arme shumë të shijshme, janë: Në dhjetë kilogramë lakër të grirë, të hedhësh deri në 350 gramë karota dhe 180-200 gramë kripë, ose 1 kilogram mollë dhe të njëjtën sasi kripë. Në 9 kilogramë lakër, një kilogram karota, 500 gramë mollë, pesë gjethe dafine dhe 180-200 gramë kripë. Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë: Në 3-6 ditët e para të “ardhjes” (fermentimit aktiv), ajo lihet në një temperaturë 16 deri 20 gradë, pastaj është mirë ta vendosim në një ambient të ftohtë nga 0 deri në dy gradë minus. Kësisoj, pengohet mykosja. Shumë amvisa pohojnë se lakra del më e mirë në rast se do të “shtrohet” nja 5-6 ditë pas hënës së re… Po kështu, nuk është keq të mbahet parasysh se po të “shtrohet” lakra në ditët “mashkullore”, pra, të hënën, të martën dhe të enjten, armeja nuk zbutet (qulloset), del më transparente dhe kërcet gjatë përtypjes. Tradicionalisht, lakër-armenë e fermentojnë në voza të posaçme druri ose plastmasi, por ajo del shumë e shijshme edhe po ta përgatisësh me të ashtuquajturën “metodë të nxehtë”, në kavanoza të mëdhenj trelitroshë. Sipas kësaj mënyre, lakra grihet, përzihet me karota dhe hidhet në kavanoz. Sa më e ngjeshur të jetë lakra në kavanoz, aq më mirë është. Pas kësaj, hidhet shëllirë e ftohur, të cilën e kemi përgatitur duke përzier 2 lugë gjelle me kripë në çdo litër ujë. Mirë është t’i vëmë kavanozit një pjatë të thellë poshtë sepse gjatë fermentimit, lakra nxjerr lëng… Kësisoj, e lëmë 4-5 ditë në temperaturën e dhomës. Pasi kalon kjo etapë, e kullojmë dhe lëngun, e ziejmë për 10 minuta, duke i hequr vazhdimisht shkumën që nxjerr përsipër. Këtë shëllirë të ngrohtë, ia hedhim lakrës në kavanoz. Kur ftohet, e mbulojmë duke ia lidhur grykën me një celofan dhe e vendosim në ambient të ftohtë. Tanimë, armeja është gati për t’u konsumuar.
Lakërarmeja ndihmon të sëmurët me astëm si dhe avitaminozët. Ka vlera të mëdha për shëndetin, sidomos lëngu (shëllira), e cila pihet esëll nga një gotë çdo ditë. Më i mirë është lëngu i armesë kur atë e shtrojmë të pagrirë, por në copa të mëdha, ose në koçanë të paprerë. Në këtë mënyrë, ajo i ruan më mirë vitaminat. Po kështu, lëngu rekomandohet gjatë temperaturave të larta. Në rastet e të sëmurëve me gastrit dhe hemorroide, rekomandohet të pihen deri në dy gota lëng armeje të ngrohtë. Thamë në fillim të shkrimit se armeja ndihmon për nxjerrjen e krimbave-parazitë te njeriu. Për këtë, duhet të hahet nga 100-200 gramë arme në ditë, në mënyrë të pavarur nga ushqimet e tjera. Edhe të sëmurët nga diarreja mund të shërohen duke pirë 1-2 gota lëng armeje, të përzier me lëng domateje, në ditë.
Ndërkaq, është e domosdoshme të mbajmë parasysh se konsumimi i armesë nuk lejohet për të sëmurët me gastrite të rënda, me hipertension (për shkak të kripës), si edhe me sëmundje të veshkave…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Hidhet nga kati i katërt; e shpëton koshi i plehrave...

Next Post

Mushkëritë e njerëzve prodhohen në laborator

Advertisement