Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Salihi: Titulli do të mbetet në Korçë

 

 

Kampionatit Shqiptar i është rikthyer një prej lojtarëve më të mirë të dalë nga akademia e futbollit tonë. Hamdi Salihi është bashkuar me ekipin e Skënderbeut duke qenë shtylla e skuadrës dhe duke bërë atë që di të bëjë më mirë: shënimin e golave. Shkodrani e përjetoi këtë gjë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit kur arriti të shënonte një perlë me roveshatë të nxjerrë nga arsenali i tij. Ai u vendos mjaft mirë dhe arriti të kordinohej me topin, duke mposhtur portierin Hoxha me një gol që do të mbesë gjatë në memorie, aq sa i është bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Pavarësisht kësaj, Skënderbeu nuk e siguroi dot fitoren dhe u mposht në duelin për kreun nga “demat” e Partizanit. “Bomberi” përgëzon kryeqytetasit, por u kujton atyre se titulli do të mbetet në Korçë dhe ironizon me fitoret e bëra nga ata. Sipas tij, kampionati nuk fitohet me goditje standarde, ashtu siç po i realizon golat Partizani. Ne arritëm t’i rrëmbenim një intervistë Salihit menjëherë pas ndeshjes në fushën e “Qemal Stafës”…

Advertisement

 

Eraldo Harlicaj: – Salihi, u mërzitët shumë me rezultatin e ndeshjes me Partizanin?

Hamdi Salihi: – U mërzita, pasi ishte një humbje që nuk e meritonim. Luajtëm mirë dhe krijuam volum loje. Shënuam dhe na e kthyen rezultatin shumë shpejt. Duhet të ishim treguar më të vëmendshëm.

– Por, goli që shënuat ishte fantastik…

– Më vjen mirë që shënova një gol të bukur dhe kënaqa të gjithë të pranishmit në stadium, por goli nuk ka ndonjë vlerë të madhe kur ekipi nuk arrin të fitojë. Golat e mi janë gjithmonë në funksion të skuadrës dhe kjo humbje e zhvlerësoi atë, pavarësisht se ishte i bukur.

– Nuk është hera e parë që shënoni gola të tillë, por mos gaboj, është humbja e parë kur realizoni një kryevepër…

– Keni të drejtë, është hera e parë që shënoj një gol me roveshatë dhe nuk arrij të fitoj ndeshjen. Por, futbolli i tillë është, i mbushur me të papritura. Më shumë më vjen keq për ata tifozë që kishin udhëtuar me qindra kilometra për të na ndjekur.

– Çfarë kishte më shumë Partizani që arriti t’i merrte tri pikët?

– Në aspektin sportiv, ata nuk kishin asgjë më shumë se ne. Në pjesën morale, treguan më shumë forcë karakteri dhe grintë në fushën e lojës. Unë dua t’i përgëzoj, pasi treguan se kishin më shumë dëshirë se ne për të fituar.

– Ju thoni që në aspektin sportiv, nuk ishin më lart se ju. Do të thotë që nuk e meritonin?

– Unë jam lojtar profesionist dhe e them gjithmonë se futbolli është i bukur se ka të papritura dhe jo gjithmonë skuadra më e mirë fiton. Ky ishte rasti. Partizani nuk e meritoi të fitonte; barazimi ishte rezultati më i drejtë, për mendimin tim.

– Pse nuk e meritonin?

– Ne luajtëm më mirë. Krijuam më shumë volum loje dhe sidomos në pjesën e dytë, i kemi mbajtur gjithmonë para, duke zotëruar pothuajse të gjithë fushën. Jemi një ekip më i mirë se ata.

– A ndikoi pjesëmarrja në Evropë në këtë humbje?

– Ndikuan shumë gjëra. Lodhja në kupat e Europës, koha e shkurtër në përgatitjet e ekipit dhe të gjitha u bënë bashkë në një ditë jo të mirë për ne, në të cilën edhe humbëm.

– E shihni luftën për titull më të vështirë tani?

– Lufta për titull është në hapat e parë dhe është akoma shpejt të flasim, pasi janë disa ekipe në garë. Partizani po ecën mjaft mirë, Kukësi po ashtu, por edhe Tirana besoj se do ta marrë veten.

– Mendoni se do të shpalleni përsëri kampion?

– Nuk mendoj, por jam i sigurt për këtë gjë. Titulli do të mbetet në Korçë!

– Ku e bazoni këtë që thoni?

– Skënderbeu është ekipi më i mirë i kampionatit, ka më shumë cilësi se të gjitha ekipet e tjera në përbërje dhe mendoj se ka organikën më të mirë si klub. Fakti që lojtarët kanë kohë që luajnë me njëri-tjetrin dhe prurjet e reja, e bëjnë ekipin më të fortë.

– Partizani nuk ka humbur asnjë ndeshje deri tani… Pse nuk është një ekip që mund të fitojë titullin?

– Partizani është rivali ynë për fitimin e titullit kampion, por përsëri nuk më bind. Nuk fitohet kampionati me goditje standarde.

– Çfarë do të thoni me këtë?

– Shikoni fitoret e tyre. Ata kanë fituar me goditje standarde. Marrin një faull në mesfushë dhe të gjithë para! Ne gabuam në vendosje këtë radhë, por do të vijë një ekip që skuadrat të mos gabojnë dhe Partizani do ta ketë të vështirë për të shënuar.

– Skënderbeu ka më shumë alternativa?

– Ne kemi më shumë alternativa, pasi kemi aftësinë të shënojmë në disa mënyra. Dhe nuk kemi vetëm një tip loje, por kemi disa mënyra loje.

– Si do të jetë vazhdimësia juaj?

– Ne do të bëjmë kthesën që në këtë ndeshje me Flamurtarin. Do të kthehemi te fitoret dhe do të vazhdojmë të marrim sa më shumë pikë.

– Lufta për këpucën e artë është me një tjetër shkodran, Sukajn. Është ndër qëllimet tuaja?

– Detyra e një sulmuesi është të shënojë sa më shumë. Unë jam në një garë të hapur me mikun tim Sukaj për këpucën e artë. Nuk është ndër objektivat e mia parësore, pasi dua të fitoj kampionatin me Skënderbeun.

– Jeni rikthyer pas një kohe të gjatë në kampionatin shqiptar. Si ka ndryshur futbolli në Shqipëri?

– Ka ndryshuar shumë. Në kohën që unë kam ikur, luftonin për kampion ekipe si Vllaznia, Tirana, Elbasani, Dinamo, ndërsa tani është Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi. Niveli i kampionatit është rritur dhe kjo është gjë e mirë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë thotë lëkura për shëndetin tuaj?

Next Post

Labinot Gashi: Nuk i them kurrë “jo”...

Advertisement