27

– Doktor Agroni, ju përshëndes. A mund të më thoni si shfaqet sëmundja e parkinsonit dhe a mund të trajtohet ajo? Gjyshi im është 66 vjeç, thotë që e ka kapur kjo sëmundje, pasi “kam lodhje të trurit”, thotë dhe i dridhen duart. Është ky një tregues?

Dr. Agron Islamaj, neurolog: Parkinsoni është një sëmundje që ka tre faza dhe nëse kapet në fazën e parë, ajo mund të kontrollohet nëpërmjet ilaçeve, mund të stabilizohet dhe të përmirësohet dukshëm. Parkinsoni është sëmundje neurologjike dhe shfaqet kryesisht në moshat 60-65 vjeçare. Shenjat e para janë dridhja e gjymtyrëve e sidomos e duarve, edhe në gjendje qetësie. Muskujt janë në përgjithësi të ngurtë dhe personat që vuajnë nga kjo gjë, kanë vështirësi në ecje, pasi nuk e mbajnë dot ekuilibrin. Përgjithësisht, sëmundja kap moshën e tretë, për shkaqe fiziologjike. Në qoftë se në moshën e re kemi 400 mijë qeliza në bërthamën e trurit, në moshën 60-vjeçare numri është reduktuar në 25 mijë. Ka shumë faktorë që çojnë në krijimin e kësaj sëmundjeje e cila shfaqet dy herë më shumë te meshkujt. Shpesh, alkooli, duhani dhe punët e rënda fizike që bëjnë meshkujt janë arsyet kryesore që çojnë drejt parkinsonit.

– Ka raste që kjo sëmundje shoqërohet me depresion, lodhje fizike dhe haluçinacione, por mund të kontrollohet. Nëse sëmundja rëndohet duke mos qenë nën kurim, i sëmuri mund edhe të rrëzohet shpesh gjatë ecjes, ndaj duhet trajtuar me kujdes. Ju duhet ta vizitoni gjyshin për të parë  në çfarë faze është dhe që të marrë mjekimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here