“Darkat e dikatorëve: Një guidë e shijes së keqe që zbaviste tiranët”. Ky është titulli i librit të shkrimtareve Viktoria Klark dhe Melisa Skot, të cilat kanë zbuluar zakonet dhe ushqimet e preferuara të shumë diktatorëve. Ja, disa nga ushqimet që preferonin ata.

 

  1. Adolf Hitler

Thuhet se Hitleri vuante nga gazrat kronike, gjë që ka gjasa ta ketë bërë vegjetarian. Në një intervistë, Margot Velk, një nga 15 njerëzit që provonin ushqimet e Hitlerit, tha se ai preferonte asparagët dhe specat me oriz apo makarona.

 

  1. Kim Jong Il

Fuzhimoto Kenxhi, shefi i sushit i liderit koreanoverior kishte thënë në një intervistë se Kim Jong Il pëlqente pendët e peshkaqenit, të cilat ai ia servirte disa herë në javë.

 

  1. Nikolae Çaushesku

Diktatori rumun, Nikolae Çaushesku preferonte kuzhinën tradicionale rumune dhe ushqimi i tij i preferuar ishte një gjellë fshati e përgatitur me të gjitha pjesët e pulës. Gjithashtu, ai pinte lëngun e supës së përgatitur me perime dhe misër.

 

  1. Josif Broz Tito

Ish-presidenti jugosllav njihej si zot shtëpie i mirë. Ai ishte mikpritës dhe një ndër ushqimet e tij të preferuara ishte një fetë dhjami derri e nxehtë. Gjithashtu, besohet se kur udhëtonte me të njohurin Trenin Blu, ushqimet që preferonte ishte gjeli i detit, makaronat dhe gorgonzola (djathi blu).

 

  1. Antonio Salazar

Mbreti protugez ishte njeri mjaft i thjeshtë që hante supe peshku me kocka dhe bukë të thekur pa gjalpë. Ai, gjithashtu, adhuronte sardelet që i kujtonin varfërinë e viteve të fëmijërisë.

 

  1. Muamar Gadafi

Njihet fakti se Kadafi vuante shpesh nga fryrje të stomakut, ngaqë i pëlqente të pinte qumështin e gamiles. Ai ishte i thjeshtë në preferencat e tij ushqimore dhe ndjehej i kënaqur me një kuskus me mish gamileje ose qengji.

 

  1. Mao Ce Dun

Ishte mjaft i thjeshtë. E kishte deklaruar edhe vetë një herë: “Ha shumë dhe sekretoj shumë lëngje stomaku”. Dobësia e tij për mishin ishte gjithashtu e njohur.

 

  1. Josif Stalin

Një nga gjellët e preferuara të liderit sovjektik ishte Sacivi, një specialitet gjeorgjian që shërbehet si meze dhe do shumë kohë të përgatitet.

 

  1. Zhan Bedel Bokasa

Një nga diktatorët më të egër afrikanë ishte Zhan Bedel Bokasa, që ishte vetëshpallur perandor i Afrikës Qendrore. Ai u akuzua për kanibalizëm dhe thuhet se një herë e kishte porositur kuzhinierin e tij t’i përgatiste mish njeriu me pilaf.

 

  1. Saparmurat Nigiazof

Dobësia e tij për bukën që ia bënte e ëma e shtyu ish-liderin e Turkmenistanit t’i vinte bukës emrin e së ëmës, domethënë, Gurbansoltanedzhe.

 

  1. Sadam Husein

Ishte e njohur preferenca e monarkut irakian për ëmbëlsirat. Thuhet se kur amerikanët zbuluan vendin ku ai fshihej dhe u futën aty, gjetën rezerva të fshehura të çokollatave Mars.

 

  1. Idi Amin

Diktatorit të Ugandës i pëlqente pula e skuqur.

 

  1. Henri VIII

Mbretit anglez, Henri VIII i pëlqente ushqimi dhe njihej për llupësinë e tij. Dihet gjithashtu se ai, shpesh organizonte festa të pasura me ushqime të shijshme të kohës. Derri i pjekur ishte një nga ushqimet e tij të preferuara dhe ai gjendej në tavolinë në çdo vakt, ndërkohë që një kek me fruta dhe erëza servirej në raste të veçanta.

 

  1. Robert Mugabe

Në një intervistë, ish-kryeministri i Zimbabves, Morgan Cvangirai tha se Muagabeja  i kishte dobësi çizkeikët (ëmbëlsirë me djathë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *