Tina është këngëtarja bukuroshe që ka zgjedhur një mënyrë të sajën për t’u përfaqësuar në muzikë, çdo verë nga një këngë dhe klip po ashtu edhe pas sezonit të verës një të tillë. Ajo ka sjëllë si prezantim të sajin një këngë të shoqëruar me klip të titull “Ti e di” një këngë të cilën ajo e ka punuar në Tiranë dhe e ka realizuar gjithashtu këtu. Shumë shpejt, ajo do të sjellë një këngë po kaq të bukur, pse jo edhe më shumë, të cilën do ta shoqërojë me klip dhe shpreson që të ketë të njëjtin sukses si kënga paraardhëse.

 

Fabjola Kuburi:- Tina, emër i bukur dhe i veçantë, nga kush e ke dhuratë?

Tina:- Faleminderit! Tina është emri im I artit me të cilin jam prezantuar në muzikë, si shkurtim I emrit tim të plotë.

– Mendova se të pëlqente Tina Tërner ose I përngjaje asaj në zë?

– Tina më pëlqen edhe shumë madje, por nuk jam te stili i saj I të kënduarit.

– Do doje të kishe suksesin e saj?

– Të Tina Tërnerit? Sigurisht që po, ajo është ndër ata artistë të rrallë dhe do ishte privilegj që unë të arrija qoftë në gjurmët e saj.

– Tina ti ke sjellë klipin “Ti e di” çfarë ke dashur të sjellësh tek publiku me këtë këngë?

– Kjo është kënga ime e parë dhe unë jam shumë e lumtur që më në fund e realizova. Tematika e dashurisë është më e dashura dhe më e lëvruara për krijuesit e muzikës dhe dashuria është shumë e rëndësishme, prandaj ka kaq shumë këngë për dashurinë.

– E kujt ishte ideja për të realizuar këtë klip?

– Klipi është realizuar nga Max Production dhe ka pasur vërtet realizim me nivel.

– A ka lidhje kënga me një përjetim personal?

– Jo, është një temë që tekstin e ka krijuar tekstshkruesi por  siç e përmenda edhe më sipër një gjendje e tillë dashurie shoqëron një pjesë të madhe njerëzish në ditët e sotme edhe pa ndonjë arsye konkrete, në disa raste dhe në njëfarë mënyre pjesërisht është një përjetim personal, sepse kur e këndon këngën hyn brenda saj, bëhesh njësh me të.

– E ke pasur të lehtë në fillim, të hysh në botën e muzikës?

– Unë kam nisur të këndoj në moshën 18 vjeçare, sapo mbarova shkollën dhe ka qenë vështirë pjesa teknike, ndërsa pjesa shpirtërore kam qenë e plotësuar, sepse kam pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga familja ime, të cilën e kam primare në jetë.

– Mesa di unë, edhe motra këndon apo jo?

– Po, motra ime Aida ka shumë vite që këndon dhe ka një zë vërtet shumë të bukur e të veçantë.

– Pse nuk bëni një bashkëpunim mes motrash?

– E kemi menduar dhe shumë shpejt do ta realizojmë. Jemi shumë të lidhura bashkë dhe do ishte një realizim i arrirë një këngë mes nesh.

 – Të pëlqen më shumë të këndosh live apo me playback?

– Mua personalisht më pëlqen më shumë të këndoj live , ndoshta edhe sepse e praktikoj në mënyrë të mirëfilltë. Të kënduarit live të jep tjetër emocion, por njëkohësisht edhe merr shumë emocion.

– Këngëtare e re por që me performancën tënde ke arritur të hysh në tregun muzikor shumë shpejt, a mendon se do vazhdosh me këto ritme?

– Kjo do të thotë që kam zgjedhur bashkëpuntorët e duhur dhe unë do mundohem që edhe në të ardhmen të punoj me njerëzit që nxjerrin më të mirën time, dhe nëse bashkëpunon me njerëz të talentuar sigurisht që performaca do të jetë e mirë.

– Çfarë e karakterizonte Tinën që të vogël?

– Ndryshe nga tani kam qenë shumë e urtë.(Buzëqesh)

– Për të arritur majat më të larta shumë herë femrat përdorin bukurinë e tyre. Ç’mendon ti për këtë fakt?

– Mund të them vetëm se në momentin që kanë arritur majat në këtë mënyrë, kanë humbur vetveten .

– Në perfomancat e tua si në skenë ashtu edhe në klipe, vishesh më shumë me veshk relativisht serioze sesa ekstravagante. Pse ke zgjedhur këtë stil?

– Sepse dua që këngët e mija të dëgjohen dhe jo të shihen, dua që muzika që bëj të pëlqehet për veshin me shumë sesa për syrin.

–  Cila është ëndrra jote më e madhe?

– Të shikoj njerëzit që kënaqen duke dëgjuar këngët e mija.

– Zakonisht në tavolinë, parapëlqen të paguash vetë apo varet?

– Kjo pyetja më duket pak si me spec edhe pse me vend në ditët e sotme. Parapëlqej ti paguaj vetë pastaj ka edhe raste të tjera kur varet nga situata që edhe pse do diskutoj për disa minuta arrin të fitojë tjetri. (qesh)

– A ka një moment që ti e kujton si momentin tënd më të keq?Po më të bukurin?

– Kam plot momente të bukura por edhe jot ë tilla, në fund të fundit njerëz jemi, por kur kam motrën time Aidën, me vete gjithçka është e bukur

– Si e kupton një artist famën?

– Unë nuk jam në kërkim të famës edhe pse rrjedhimisht ajo vjen. Mendoj se në një moment nuk do them më në fund jam bërë e famshme por më në fund e vura në jetë ëndrrën time edhe pse do duhet shumë punë për ta arritur këtë. Koncepti për famën është relativ, dikush e ka primar, dikush tjetër nuk e ka.

–  Në përgjithësi tek njerëzit periudha e fëmijërisë zgjon më tepër nostalgji. A vlen edhe ty për e njëjta gjë?

– Kohët e fundit kam filluar ta dëshiroj kthimin prapa të asaj periudhe. Më mungojnë shumë lojrat që bënim, pafajsia që na karakterizonte dhe kënaqësia që merrnim edhe nga gjërat më të thjeshta.

– Të gjithë njerëzit ndërtojne ëndrrat e tyre jetësore dhe synimet që do ti arrijnë, cila ka qenë ose është ëndrra jetësore e Tinës?

– Muzika,muzika dhe vetëm muzika!

– Së fundi, cila do jetë kënga e rradhës?

– Faktikisht kam një këngë shumë të bukur të përfunduar që për arsye kohe, nuk I kam realizuar klipin, por që shumë shpejt do jetë për publikun. Titullohet “Kavalier-biznesmen”dhe është një këngë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *