Në historinë e gjatë të arsimit shqiptar janë një plejadë e madhe figurash të nderuara që kanë dhënë një kontribut me vlerë të spikatur të cilët e meritojnë me të vërtetë të vlerësohen. Si çdo krahinë tjetër e Shqipërisë edhe Devolli i kulturës, i lirisë dhe i punës ka nxjerrë me qindra edukatorë dhe personalitete të shquara, që me shembullin, përpjekje e punë të palodhur kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e paharruar të ish-nxënësve e bashkënjohësve e pse jo edhe një emër të nderuar. Po të përmendim këtu me radhë të gjithë këta mësues të mëdhenj do të na duhet ndoshta një listë e gjatë. E gjatë ka qënë edhe rruga dhe puna e tyre në rrugën e mundimshme e të nderuar të arsimit dhe përhapjes të dijeve në shoqërinë e pasçlirimit e ndërtimit të një shoqërie të re. Duke filluar që nga figura më popullore e arsimit, prof. Nexhdet Mero, Vaskë Rado, Dhimitraq Farmaqi, Jani Karanxha, për të kaluar tek brezi i dytë, Boriz Muzho, Neki Mero, Pepi Gjata, Bashkim e Fatmir Shehu, Pëllumb Agolli, Myfyde Lame, Zhuljeta Nasto, dhe deri tek kontigjenti vetë, Anastas Vllahu, Fatiko Begolli, Vasilika Sulioti, Ermioni Gjata, Engjëllushe Spahillari, Shpresa Cane, Bashkim e Burbuqe Haxhiu, Skllafko Shano, Llambrini Terezi, Dhoksie Gjata, Ollga Terezi, Jorgjia Sinatka e shumë emra të tjerë. Unë nuk do rrija përmendur dhe bashkë me të edhe një vlerësim të çmuar për atë, Kontigjent të tërë e dobishëm të mësuesve dhe edukatorëve, pionierëve të arsimit dhe shkollës tonë. Nderimi dhe respekti ynë do të jetë i përhershëm. Alban Arapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *