Shkak për këtë shenim u bë një letër e ardhur në redaksi nga një banor i Kamzës. Ja, çfarë në shkruan ai, ndër të tjera, në letrën e tij: “Kam dy vjet pa punë, edhe unë edhe gruaja ime. Rrojmë vetëm me ndihmë ekonomike. Marrim 6500 lekë në muaj. Jemi 6 vetë në shtëpi. A mund të na thoni se si mund të jetojmë ne ? Kemi 6 muaj pa drita se na i kanë prerë për shkak të borxheve, madje më kanë kërcënuar edhe se do më fusin në burg po s’pagova. Ju lutem, bëni diçka për mua…”.

Nga që nuk mund të bënim gjë për këtë familje dhe nga që kjo nuk ështe e vetmja, menduam t’ia percillnim kete leter zotit Erion Veliaj si Minister i mireqenies e t’i drejtonim edhe disa pyetje publike: E di zoti Veliaj se sa lekë marrin shqiptarët si asistencë për papunësinë dhe ndihmë ekonomike? Po ja themi ne: Asistenca për papunësinë, që jepet një vit pas daljes nga puna, është vetëm 7200 lekë. Pas një viti kjo ndalon dhe personi merr ndihmë ekonoimike që varion nga 4500 ne 6500 leke. I ka bërë ndonjëherë llogariotë zoti Veliaj sesi mund të rrohet me këtë kur vetëm për një bukë e një shishe qumesht gjatë një muaji duhen më shumë se 6500 lekë? A ka dëgjuar ndonjëherë ai për një kategori ekonomike që quhet “minimumi jetik? A e di ai se ndihma sociale nuk duhet të jetë nën këtë minimum? A e di ai se përpara se t’i kërkosh njerëzve të zbatojnë rregullat, të paguajnë korrentin e ujin, shteti duhet t’u sigurojë këtë minimum jetij? Pse nuk llogaritet ky minimum jetik në formë zyrtare, edhe pse sindikatat e kërkojnë këtë në çdo takim me zotin Veliaj?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *