Dashi
Do të jetë një javë pak e ndërlikuar; ju do të keni përshtypjen se nuk çoni asgjë deri në fund. Mund të bëni edhe ndonjë budallallëk dhe do t’ju ndodhin gjëra të papritura, ndërkohë që ju duhet të tregoheni të durueshëm, por edhe këmbëngulës në disa raste. Nuk është momenti i duhur për t’i kërkuar shpjegime partnerit/es, sepse mund të përfundoni në zënka. Mbajini përbrenda qortimet, më mirë sugjeroni me diplomaci, megjithëse kjo gjë nuk është e lehtë për Dashin spontan.

Demi
Këtë javë do të ndjeheni mirë nga ana sentimentale, do të ndryshoni për mirë dhe këtë do t’jua thotë edhe partneri/ja. Do të jeni më të hapur, më bujarë nga ana sentimentale dhe do t’i lini frikërat mënjanë. Disa prej jush do të kenë dëshirë të bëjnë fëmijë. Nëse jeni vetëm, do t’i hapni sytë mirë. Ju keni dëshirë të keni dikë pranë, qoftë edhe duke ndryshuar profilin e njeriut që kërkoni. Në punë do të bëni punën e një kolegu që nuk është mirë. Zemra juaj e madhe ka vend për të gjithë.

Binjakët
Ndjeni nevojë për të kaluar kohë me prindërit, sepse ata kanë nevojë për ju. Këtë do ta bëni sepse nuk doni të ndjeheni fajtor/e, por edhe sepse ju sjell kënaqësi. Megjithatë, nuk keni ndërmend t’i kaloni të gjitha mbrëmjet me ta. Mërkuri në sektorin e dashurisë ju sjell plot takime të reja, me njerëz interesante. Bisedoni me ta para se “të bini në dashuri” vetëm me pamjen e jashtme. Në punë përfundoni me sukses të gjitha detyrat që ju japin, por ndjeheni të lodhur. Ju duhen disa ditë pushim.

Gaforrja
Jeni të eksituar sepse bëni plane të shkoni me pushime në fundjavë dhe kjo do t’ju ndihmojë të duroni pa u ankuar gjithë javën. Merreni vesh mirë me kolegët dhe i dëgjoni më shumë të flasin për jetën e tyre private, sesa për atë që ndodh në zyrë. Përpiquni të jeni më të përqendruar. Gjithashtu, ju keni nevojë të ndryshoni mënyrën se si kujdeseni për veten, shëndetin, formën, bukurinë. Në çift gjithçka shkon mirë sepse që të dyja palët përpiqeni për këtë.

Luani
Saturni në sektorin tuaj të dashurisë ju inkurajon të reflektoni për lidhjen tuaj dashurore. Ju do të mendoni për të ardhmen dhe për jetëgjatësinë e saj, por nuk dini çfarë mendon për këtë pala tjetër… Disa prej jush do të duan të bëjnë një fëmijë, të blejnë shtëpi, etj. Nëse jeni beqarë, do të jeni pak kritikë ndaj njerëzve të rinj që do të takoni, pra, nuk do t’ju pëlqejnë ata që do të takoni. Në punë keni dëshirë të bëni përpara, të bëni një stazh, të ndërroni vend pune, ose edhe ndërmarrje. Jeni të hapur ndaj gjithçkaje. Kujdes kurrizin.

Virgjëresha
Afërdita, Marsi dhe Jupiteri janë në shenjë dhe ju do të keni risi në punë. Ju bëni gjëra gjithnjë e më të vështira dhe mendoni për të ardhmen. Keni të drejtë të jeni ambiciozë, ia vleni. Jupiteri do t’ju ofrojë shanse të reja të cilat duhet t’i mendoni. Keni gjithashtu dëshirë të fitoni më shumë para, të bëni ndonjë investim, si të rregulloni shtëpinë apo të blini ndonjë gjë, megjithëse e keni bërë këtë kohët e fundit. Beqarët mund të gjenden të dyzuar ndërmjet dy alternativave.

Peshorja
Mund të ndjeheni paksa të lodhur këtë javë, për shkak të programit shumë të ngarkuar. Ju duhet të zgjidhni ndërmjet punës, familjes, miqve dhe partnerit/es, sepse përpiqeni t’ua bëni qejfin të gjithëve, por në kurrizin tuaj. Ruani momente edhe për për t’u kujdesur për veten, si për shembull të shkoni në palestër, ose të bëni një masazh. Ndjeheni pak të zhgënjyer në sferën sentimentale dhe Afërdita nuk ju ndihmon në këtë moment. Më mirë thuajeni atë që keni në mendje, mos e mbani përbrenda. Shprehuni hapur dhe qartë. Një shok/shoqe do të kërkojë mbështetjen tuaj.

Akrepi
Jeni të mbushur me punë deri në fyt, me shumë gjëra që vijnë njëherësh. Do t’ju duhet të merrni vendime, bile shpejt dhe ndërkohë, duhet të merreni edhe me gjërat e përditshme. Një shok/qe ju prezanton dikë. Mos u tregoni as shumë të ndrojtur, as shumë kritikë. Në çift, ju keni disa rezerva që nuk guxoni t’i shprehni sepse e shihni që tjetri nuk është me humor të mirë për të pranuar qortimet apo ankesat. Jeta juaj shoqërore është e gjallë, por kjo ju pëlqen. Kujdes stomakun dhe çfarë fusni brenda tij.

Shigjetari
Saturni ju jep një vizion pozitiv të së ardhmes. Ju keni dëshirë të bëni gjëra të reja në jetë dhe, njëkohësisht, rutina ju bën të ndjeheni më të sigurt. Vazhdoni të reflektoni dhe ndërkohë, informohuni për atë që doni të bëni. Eksploroni internetin për të gjetur informacione, flisni me miqtë që kanë bërë ndryshime të jetës kohët e fundit, mësoni një gjuhë të re… Ndonjë dhimbje e vogël fizike duhet t’ju inkurajojë të bëni fizkulturë. Kujdes edhe dietën, sepse e keni shkelur me të dyja këmbët.

Bricjapi
Plutoni është në harmoni me Afërditën dhe Marsin. Nëse do të filloni një lidhje të re, ajo ka shanse të jetë e suksesshme. Në çift ju tregoheni tolerantë. Do të dëgjoni, komunikoni dhe mbështetni tjetrin, gjë që ju bën të ndjeheni më të dobishëm. Në familje thoni disa të vërteta që nuk jua kanë kërkuar. Mos u çuditni pastaj kur të mos e presin mirë. Mund të keni ndonjë dhimbje të lehtë në gju. Më mirë shkoni te doktori para se të bëhet serioze.

Ujori
Planetet në shenjën e Virgjëreshës ju shtyjnë t’i bëni shumë pyetje thelbësore vetes. Tregohuni të sinqertë ndaj vetes, shihni qartë defektet tuaja dhe përpiquni të ndryshoni atë që mundni. Juve ju pëlqen pavarësia juaj, por respektoni edhe atë që mendojnë të tjerët kur ju thoni se duhet të bëni përpjekje. Jeni shpirti i shoqërisë, gjithmonë të pranishëm, dëgjoni, mbështetni, krijoni një atmosferë të ngrohtë, pozitive, jeni shoku/shoqja ideale. Megjithatë, mos jepni borxh para këtë javë nëse nuk doni… Dëgjoni intuitën tuaj.

Peshqit
Do të jetë një javë e ndërlikuar. Planetet në shenjën e Virgjëreshës sjellin shumë konfuzion në jetën tuaj të përditshme. Planet tuaja të ditës ndryshojnë vazhdimisht dhe ju duhet të përshtateni vazhdimisht me këto riprogramime konstante. Mos u stresoni kur kjo nuk përbën problem për ju; merreni shtruar. Do ta shihni se gjërat do të shkojnë vaj dhe se stresi ekziston vetëm në mendjen tuaj. Një zënkë dashurore nuk do të bëhet serioze nëse do të dini të ndaloni në momentin e duhur. Kujdes gjërat që blini këtë javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *