Me qëllim rritjen e nivelit të veprimtarisë së saj promovuese, Ambasada Shqiptare në Londër, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës nga 28 Maj – 4 Qershor 2015, organizon Javën e kulturës shqiptaro -britanike në Londër. Ja, programi i saj:

Dita e Parë: E Enjte, dt 28 Maj 2015, ora 19.00

Ekspozitë personale e Artit Figurativ “Homazh për Eduard Lear” nga piktori i njohur Bashkim.

Vendi: Europe House, 12 Star Gallery, 32 Smith Square, London SW1P 3EU.

Dita e Dytë: E Shtunë 30 Maj 2015, ora 18.30

Promovim i librit “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo” nga studjuesi Enver Bytyçi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Tiranë. Nën kujdesin e Ambasadorit të Kosovës z. Lirim Greiçevci.

Vendi: Ambasada e Kosovës në Londër, 8 John Street, London WC1N2ES

Dita e tretë: E Djelë 31 Maj 2015, ora 19.00 Ceremoni e Dhurimit të Albumit me Këngë të zgjedhura shqiptare me titull: “Këngët e Atdheut”. Botim special për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Britaninë e Madhe. Përgatitur, botuar dhe sponsorizuar nga zonja Adelina Hoxha, muzikante, maestro Robert Radoja dhe Presidenti i Shtëpisë Botuese “FLESH” z. Flamur Hudhri.

Vendi: Ambasada Shqiptare në Londër: 33 St George’s Drive, SW1V 4DG.

Dita e Katërt: E Martë 2 Qershor 2015, ora 18.30

Promovimi i Librit të sapobotuar:

“Agents of Empire, knights, corsairs, Jesuits and spies in the sixteenth-century Mediterranean World” Një Histori Shqiptare e Shekullit të 16 – të shkruar nga profesori i njohur Sir Noel

Malcolm, President i “Anglo Albanian Association”.

Vendi: Ambasada Shqiptare në Londër: 33 St George’s Drive, SW1V 4DG.

Dita e Pestë: E Enjte, data 4 Qershor 2015 ora 19.00

Power Point Presentation: “Life of US Ambassador Herman Bernstein and the Albanian Jewish Relations as a model of religious tolerance” Një histori e Mardhënjeve Shqiptaro – Hebraike parë nga këndi i ngjarjeve tragjike të ndodhura në Paris dhe në Danimarkë. Nga Mal Berisha, Ambasador i Shqipërisë në Londër. Nën kujdesin e HE Matthew Barzun, Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar. Në bashkëpunim me: HE Asta Skaisgiryte Liauskiene, Ambasadore e Lituanisë, HE Daniel Taub, Ambasador i Shtetit të Izraelit, Vendi: Auditorioumi i Rezidencës së Ambasadorit Amerikan në Londër: Regent’s Park London, England, United Kingdom.

Anila KADIJA

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *