TEST psikologuTest
Sa i njihni nocionet e psikologjisë?

Të gjithë ne kemi dëgjuar ose shqiptuar të paktën një herë fjalët e ashtuquajtura psikologjike dhe shprehjet “Ajo është histerike”, “Ai është neurotik”, por ç’kuptim kanë ato në të vërtetë? Për të matur njohuritë tuaja në këtë fushë, bëni kuicin tonë.

1. Akti i munguar është:
a. Ekuivalenti i një lapsusi, por në veprim
b. Ekuivalenti i një harrese.
c. Ekuivalenti i një impulsi

2. Një neurozë është:
a. Një problem mendor, për të cilin pacienti nuk është i ndërgjegjshëm (për shembull, çmenduria, budallallëku)
b. Një problem për të cilin pacienti është i ndërgjegjshëm, por nuk arrin ta evitojë (ankthi, fobia)
c. Një shfaqje trupore e tepruar (haluçinacioni, deliri, etj.)

3. Ankthi është:
a. Një sinjal i pandërgjegjshëm që tregon një rrezik fizik apo psikologjik.
b. Një problem jo shumë i rëndësishëm, që nuk ka nevojë për trajtim.
c. Një frikë shumë e thellë në vetvete.

4. Paranoja:
a. Përfshin bashkësinë e delireve
b. Është e lehtë për t’u trajtuar
c. Mund ta detyrojë pacientin të shtrohet në spital.

5. Një fantazi:
a. Pengon kthimin në realitet
b. Bën të mundur të vësh në skenë një jetë tjetër nga ajo që ke.
c. Shfaqet vetëm në formë ëndrre.

6. Skizofrenia:
a. Karakterizohet nga një humbje kontakti me realitetin.
b. Karakterizohet nga një kthjelltësi e mprehtë mbi realitetin
c. Nuk trajtohet me ilaçe qetësuese

7. Sindroma e Piter Panit prek:
a. Burrat në ankth nga braktisja
b. Burrat që kanë frikë të plaken
c. Burrat e paaftë të lidhen seriozisht.

8. Histeria:
a. Prek personat e varur nga ana shoqërore, apo sentimentale
b. Shkaktohet nga mungesa e marrëdhënieve seksuale
c. Prek vetëm gratë

9. Psikiatri:
a. Nuk mund të japë ilaçe
b. Është një mjek i specializuar në trajtimin e sëmundjeve mendore
c. Nuk trajton sëmundjet mendore gjenetike.

10. Autizmi:
a. Është një sëmundje fëmijësh që zhduket në moshë të rritur
b. Vjen nga një zhvillim anormal i trurit gjatë periudhës së pjekjes
c. Është një sëmundje që prek më shumë vajzat se djemtë

11. SHOK do të thotë:
a. Shqetësim obsesiv kompulsiv
b. Shqetësim obsesiv klasik
c. Shqetësim organizativ klasik

12. Para se të zhvillonte teorinë e tij mbi analizën, Frojdi filloi të punonte mbi:
a. Ëndrrat
b. Hipnozën
c. Lapsusin

13. Depresioni:
a. Nuk konsiderohet si një sëmundje
b. Prek dy herë më shumë gratë se burrat, megjithëse ata shkojnë më rrallë te mjeku për t’u diagnostikuar
c. Nuk ka asnjë lidhje me situatën familjare, apo fëmijërinë e personit të prekur.

14. Xhelozia buron nga:
a. Dashuria e tepruar kundrejt të tjerëve
b. Dashuria e tepruar për veten
c. Nga vetëvlerësimi i munguar

15. Ankthi ndaj vdekjes:
a. Duhet trajtuar nga psikiatri kur është obsesiv.
b. Prek vetëm personat depresivë
c. Prek vetëm personat që janë duke vdekur

16. Stresi:
a. Ka vetëm pasoja negative
b. Mund të jetë i përhershëm dhe të të bëjë agresiv apo të pagjumë
c. Është thjesht psikologjik dhe nuk ka asnjë ndikim te trupi i njeriut.

17. Prokrastinacioni (ose zvarritja) është:
a. Lënia për më vonë e gjërave që nuk na pëlqejnë.
b. T’i bësh gjithmonë më parë punët, për shkak të ankthit
c. Të mos dish të menaxhosh si duhet kohën dhe të jesh sistematikisht vonë.

18. Empatia është:
a. Aftësia për ta vënë (menduar) veten në vend të tjetrit.
b. E kundërta e simpatisë
c. Është pjesa individualiste e gjithësecilit.

19. Sipas Frojdit, një transfertë është:
a. Fakti që t’i ndjesh gjithnjë problemet e të tjerëve si të tuat
b. Kalimi i ndjenjave të një pacienti te psikanalisti i tij
c. Gjithçka që tregon një pacient nën hipnozë.

20. Vetërealizimi është:
a. Fakti i të bazuarit të sjelljes tënde mbi një besim, duke e kthyer në një situatë reale.
b. Fakti i të qenit krejtësisht i pavarur dhe të mos ndjesh kurrë nevojën për të kërkuar ndihmë.
c. Fakti që të rritesh dhe piqesh vetë, pa ndihmën e prindërve.

Rezultatet
1. Përgjigjja e saktë është a.
Ekuivalenti i një lapsusi, por në veprim
2. Përgjigjja e saktë është b.
Një problem për të cilin pacienti është i ndërgjegjshëm, por nuk arrin ta evitojë (ankthi, fobia)
3. Përgjigjja e saktë është a. Një sinjal i pandërgjegjshëm që tregon një rrezik fizik, apo psikologjik.
4. Përgjigjja e saktë është c.
Mund ta detyrojë pacientin të shtrohet në spital.
5. Përgjigjja e saktë është b.
Bën të mundur të vësh në skenë një jetë tjetër nga ajo që ke.
6. Përgjigjja e saktë është a.
Karakterizohet nga një humbje kontakti me realitetin.
7. Përgjigjja e saktë është c.
Burrat e paaftë të lidhen seriozisht.
8. Përgjigjja e saktë është a.
Prek personat e varur nga ana shoqërore, apo sentimentale.
9. Përgjigjja e saktë është b.
Është një mjek i specializuar në traktimin e sëmundjeve mendore
10. Përgjigjja e saktë është b.
Vjen nga një zhvillim anormal i trurit gjatë periudhës së pjekjes
11. Përgjigjja e saktë është a.
Shqetësim obsesiv kompulsiv
12. Përgjigjja e saktë është b.
Hipnozën
13. Përgjigjja e saktë është b.
Prek dy herë më shumë gratë se burrat, megjithëse ata shkojnë më rrallë te mjeku për t’u diagnostikuar
14. Përgjigjja e saktë është c.
Nga vetëvlerësimi i munguar
15. Përgjigjja e saktë është a.
Duhet trajtuar nga psikiatri kur është obsesiv.
16. Përgjigjja e saktë është b.
Mund të jetë i përhershëm dhe të të bëjë agresiv apo të pagjumë.
17. Përgjigjja e saktë është a.
Lënia për më vonë e gjërave që nuk na pëlqejnë.
18. Përgjigjja e saktë është a.
Aftësia për ta vënë (menduar) veten në vend të tjetrit.
19. Përgjigjja e saktë është b.
Kalimi i ndjenjave të një pacienti te psikanalisti i tij.
20. Përgjigjja e saktë është a.
Fakti i të bazuarit të sjelljes tënde mbi një besim, duke e kthyer në një situatë reale.

Nëse ke dhënë mbi 13 përgjigje të sakta: Ti, ke shumë njohuri në fushën e psikologjisë.
Nëse ke dhënë më pak se 13 përgjigje të sakta: Duhet të thellosh njohuritë e tua në fushën e psikologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *