Ky reagim i këngëtares Leonora Jakupi, ka ardhur si pasojë e fjalëve të përhapura në disa media kosovare, sipas të cilave, Leonora e ka lënë muzikën për modelingun. Në faqen e saj në Instagram, këngëtarja ka reaguar pikërisht kështu: “Për të gjithë fansat dhe adhuruesit e këngës time, kureshtarët, dashamirët, gazetarët, mediat… Pa merak, unë nuk e lë muzikën, vetëm nëse ajo më le mua”.
Këngëtarja së fundi, ka realizuar një set fotosh mjaft interesant dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja që mediat kosovare kanë shkruar për një largim të mundshëm të saj nga muzika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *