Dashi

Një konflikt i vogël familjar në fillim të javës do të zgjidhet me lehtësi, madje ju do të arrini të kërkoni falje, gjë që ju ndodh rrallë. Diçka ju mërzit në lidhje; nuk arrini të kuptoni pse tjetri/a është kaq i largët, ose pse duket jo aq i/e dashur sa zakonisht. Durim, sepse që në 27 shkurt, situata do të ndryshojë dhe ju do të shijoni përsëri dashurinë. Nëse jeni vetëm, ka gjasa të bëni një takim interesant. Vetëm mos rrini duke pritur në shtëpi, por dilni me shoqërinë, sepse vetëm kështu do të mund ta takoni.

Demi
Jeni shumë të hapur në planin miqësor, gatuani për të tjerët, organizoni takime mes njerëzish shumë të ndryshëm. Nëse jeni vetëm, një shok/shoqe do t’ju afrohet gjithnjë e më shumë, për arsye që janë të dukshme. Nëse edhe juve ju pëlqen, do t’ia kaloni bukur së bashku. Në familje ekziston një harmoni e plotë; do ta kaloni kohën me njëri-tjetrin. Ju do t’i integroni të afërmit edhe kur dilni me shoqërinë. Kujdes fytin sepse është mjaft i ndjeshëm në këtë moment.

Binjakët
Shumë evenimente profesionale do të ndodhin këtë javë. Shefi mund të ndërrojë vend apo strategji pune, ju japin një program të ri kompjuterik, të cilin duhet ta studioni, vjen në punë një koleg/e i ri, ose mund të vijë një produkt i ri… Mos u shqetësoni, do ta kaloni gjithçka me sukses. Në dashuri, Saturni ju inkurajon të hidheni në sulm, ndërsa Afërdita, ta merrni shtruar… Dëgjoni të dytën. Nëse jeni beqar/e, dikush do t’ju vijë në punë dhe ju do ta vlerësoni, por pa i dhënë sinjale të qarta se ju pëlqen.

Gaforrja
Një zënkë e papritur me një shok/qe do t’ju befasojë. Ju do t’ia thoni gjërat troç, ai/ajo gjithashtu. Situata do të jetë e nxehur, kështu që nuk do të jetë e lehtë t’i kërkoni falje njëri-tjetrit. Probleme të vogla shëndetësore ju bezdisin (dhëmbët, tretja, etj.) dhe do të keni nevojë për më shumë çlodhje. Në çift, situata do të jetë pak e tendosur, sepse ju do t’i shkarkoni nervat tuaja mbi partnerin/en. Nëse jeni vetëm, ju do të vlerësoni vetminë tuaj, do të rrini në shtëpi duke lexuar libra dhe parë filma, tamam si një ari që ka hyrë në letargji. Kjo ju bën mirë, por nuk duhet të zgjasë shumë.

Luani
Jupiteri ju sjell në humor të mirë dhe ju, rrezatoni. Prania juaj krijon një atmosferë të ngrohtë ngado që shkoni, kështu që të tjerët kanë dëshirë t’ju kenë pranë, qoftë edhe për një kafe e një bisedë të shkurtër. Keni dhuntinë të krijoni gëzim rrotull jush dhe ta ndani me të tjerët. Nëse keni nevojë për një ndihmë, për një projekt të vështirë, mjafton ta kërkoni, sepse do t’jua japin menjëherë. Në dashuri, situata bëhet shumë serioze, por ju keni nevojë për kohë, që të mendoheni. Pastaj, tani për tani, doni thjesht të shijoni të tashmen!

Virgjëresha
Saturni në shenjë ju shtyn të kaloni nëpër mend të gjitha fushat e jetës suaj, që nga lidhjet, fushën profesionale dhe atë financiare. Jeni shumë të kthjellët e racionalë në këtë moment. Shpirti juaj kritik është konstruktiv, të tjerët duhet t’ju dëgjojnë më shpesh. Në dashuri, do të tregoheni më të afërt dhe më shprehës se zakonisht. Marsi dhe Afërdita ju japin një fuqi emocionale të madhe; përfitoni nga këto momente të mira.

Peshorja
Do të jeni shumë të përqendruar në çift, duke filluar nga 25 shkurti. Ju bëni shumë projekte për të ardhmen e afërt dhe të largët, guxoni të thoni me zë të lartë atë që mendoni e kështu, e shtyni edhe tjetrin të jetë i sinqertë me ju. Profesionalisht, do t’ju vijë një propozim që do ta refuzoni, sepse nuk ju intereson si në nivelin financiar, ashtu edhe në punën që do të kryeni. Do të ndjeheni të lehtësuar kur të thoni jo. Shëndeti juaj është i mirë; do të keni vetëm disa tensione në nivelin e qafës dhe të shpatullave. Lëvizni më shumë.

Akrepi
Deri në datën 25, do të jeni shumë të dashuruar, por më pas, gjërat do të ndërlikohen. Ju jeni specialistë të ulje-ngritjeve të humorit dhe për këtë arsye, nganjëherë partneri/ja e ka të vështirë t’ju ndjekë. Disa Akrepë mund të bëjnë një takim të papritur dhe shumë turbullues. Do të zgjidhni vetë nëse do t’i pranoni, apo do të largoheni me vrap prej tij/saj. Në punë, jeni në formë të shkëlqyer, keni një program në kokë dhe i përmbani atij deri më një.

Shigjetari
Jeni shumë të lidhur me familjen, prandaj ju prek personalisht gjithçka që ndodh në të. Ju ndiqni nga afër çdo eveniment: Shëndetin e prindërve, punën e motrës, të vëllait, rezultatet e fëmijëve në shkollë! Në dashuri, lidhja përjeton një moment të mirë, ju nuk dyshoni te ndjenjat e tjetrit e as ai/ajo te tuajat. Jeni në komunikim të vazhdueshëm me miq të huaj, po përgatisni një udhëtim. Kjo ju ndihmon të kaloni dimrin. Vetëm ideja e diellit ju mjafton… Në punë, i kryeni pa dëshirë ato që keni për të bërë.

Bricjapi
Ju komunikoni shumë me miq të largët. Në dashuri, i bëni shumë pyetje partnerit tuaj, keni nevojë të mësoni qëllimet e thella të tjetrit. Megjithatë, ka gjasa të mos merrni përgjigjen që doni, sepse jo të gjithë reflektojnë vazhdimisht mbi aspektet e thella të jetës. Në punë, çështjet e buxhetit ndikojnë në zgjedhjet tuaja profesionale. Disa projekte që kushtojnë shumë, mund të braktisen, aq më tepër që nuk gjejnë mbështetje as te të tjerët.

Ujori
Dielli dhe Mërkuri ju mbushin me ide krijuese, ju keni dëshirë t’i bëni gjërat ndryshe. Në fushën profesionale, merrni informacion nga të katër anët, për të vendosur më pas si të veproni. Keni dëshirë të dilni nga rehatia juaj dhe të eksploroni gjëra të reja. Në miqësi, do të krijoni distancë me një shok/qe të vjetër, sepse nuk keni durim të merreni me problemet e tij. Në këtë moment, e keni kokën të zënë me gjëra të tjera.

Peshqit
Përfitoni nga ditët e fundit të Afërditës dhe Marsit në shenjën tuaj. Nëse jeni vetëm, keni ende kohë të bëni një takim. Mos e humbisni rastin, megjithëse është dimër dhe ju preferoni të qëndroni në shtëpi. Ju do të shpenzoni shumë, sepse nuk i kushtoni shumë vëmendje çmimit të gjërave që blini, por më pas, do të vendosni të jeni vigjilentë dhe të filloni të bëni krahasime, që të mos jeni shumë kompulsivë në blerje. Nuk do të pini më edhe 3 kafe në ditë jashtë. Në punë jeni shumë të ngarkuar, por do ta përballoni me sukses.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *