Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E dashura do që ta mbajë fëmijën

– E lexoj shpesh këtë rubrikë dhe doja një këshillë. Jam vetëm 18 vjeç dhe jam i lidhur me një vajzë, prej një viti tashmë. Herën e fundit që bëmë dashuri, e bëmë pa mbrojtje dhe ajo ka ngelur shtatzënë. Jam në një siklet të paparë, sepse ajo dëshiron ta mbajë, edhe pse është vetëm 16 vjeçe. Unë e dua këtë vajzë, por nuk di si të veproj, kam shumë frikë. A t’i them familjes? Nuk e di çfarë të bëj. Ju, çfarë më thoni, zoti psikolog?
Borana Marku, psikologe: – I nderuar 18 vjeçar, e kuptoj shqetësimin dhe frikën tuaj, e cila ka lidhje edhe me moshën tuaj të re, edhe me faktin që nuk ndiheni të përgatitur për ardhjen e këtij fëmije. Duhet të dini ama se ardhja e një fëmije në jetë është një ngjarje e mrekullueshme, por edhe një përgjegjësi mjaft e madhe për prindërit e tij. Unë e kuptoj shumë mirë që mosha juaj shumë e re dhe mungesa e eksperiencave, nuk do t’ju lejonte që ta vlerësonit me kujdes këtë situatë, ndaj në këtë rast, do t’ju këshilloja të bisedonit me prindërit tuaj dhe vajza të bisedojë me prindërit e saj. Ata do të jenë për ju orientuesit më të mirë dhe besoj se do t’ju lehtësojnë nga ky siklet që ju ka zënë. Ju keni nevojë të bisedoni me prindërit përpara se të arrini në një përfundim të përbashkët. Ndoshta mund t’ju përgjigjen ashpër, ndoshta do të ndodhë krejt e kundërta dhe do t’ju mbështesin, por gjithsesi, vendimin do ta merrni vetëm pasi të bisedoni me prindërit. Në këto momente, ata janë orientuesit dhe këshilluesit tuaj më të mirë. Uroj të bëni zgjidhjen e duhur dhe të mos dëmtoheni as ju, as e ardhmja juaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Largimi yt...

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement