Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Byrek me mish pule (ose gjel deti)

Përbërësit:

2 petë sfoljat,
400 gramë gjoks pule me copëza,
2 qepë,
1 grusht ullinj pa fara,
1 grusht arra,
kripë, piper,
2 lugë vaj.

Përgatitja:
Në një tavë të lyer me vaj, shtrojmë një petë sfoljat. Ndërkohë, kavërdisim qepën e prerë hollë, shtojmë copat e pulës, arrat, ullinjtë dhe e rregullojme me kripë e piper. E lëmë të ftohet dhe e hedhim përgatitjen mbi petën e shtruar, e hapim në mënyrë uniforme dhe e mbulojmë me petën tjetër, duke i mbyllur mirë anët. E fusim të piqet në 180° derisa sfoljati sipër të bëhet i kuqërremtë.
Është gati për t’u shijuar.

Advertisement

P.S. Ky byrek mund të bëhet shumë mirë me copat e pulës apo gjelit të detit të mbetur nga darka e Vitit të Ri. Ne këtej nga Përmeti, kështu e kemi zakon, po e bëjmë me vezë e djathë dhe pa qepë dhe pa arra. Fusim edhe një monedhë brenda byrekut dhe e konsumojmë në drekën e 1 janarit, duke shpresuar të na bjerë leku. Sigurisht që petët i bëjmë vetë (i pjekim përpara), por mund të bëhet edhe me të gatshme, për kollajllëk.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si e pinë kafen popujt e botës?

Next Post

Si ndërveprojnë ilaçet me ushqimin?

Advertisement