Bota e shovvbizit ndërkombëtar, sekretet, pagesat, veset, si dhe shumë të pathëna të tjera për VIP-at e huaj, na i rrëfen nga Australia e largët, modeli Alessio Alia. Ai tashmë merret me organizimin e koncerteve, të after partyt me këngëtarët më të njohur në botë. Teksa po realizonim intervistën, Alessio po merrej me organizimin e after partyt për koncertin që do mbahet në shkurt me Drake dhe 2Chainz. Kështu, përfituam ta pyesnim për shumë gjëra rreth tyre. Ah… edhe për vajzat dhe ai na tha se është singëll. Nuk e harruam as këtë detaj!

– Alessio, ku ndodhesh për momentin?
– Në Australi, në Melburn, qyteti më i mirë në botë.
– Me çfarë je marrë këto kohë?
– Me shumë evente. Ditët nuk ngjasojnë me njëra-tjetrën, prandaj më pëlqen puna që bëj. Për herë të parë, vijnë në Australi Drake dhe 2Chainz për dy koncerte dhe për një festival të madh që bëhet një herë në vit, “Future Music Festival”. Vjen jo vetëm Drake, por edhe shumë emra të mëdhenj të muzikës, si për shembull Avicci. Pasi mbarojnë koncertin, unë i shoqëroj për after shovv party në një nga vendet që kam përzgjedhur, me shumë këngëtarë, dj, aktorë etj.
– Më thuaj disa nga kushtet që kanë kërkuar këta dy këngëtarë?
– Drake nuk është një person me të cilin është e lehtë të punosh, të paktën me aq sa kam dëgjuar nga shokë të shou bizit që kanë punuar me të, por ato që m’i ka kërkuar, unë do t’i kem gati. Më shumë mund t’ju them kur të mbarojë turi me të, kurse 2Chainz nuk ndihet shumë.
– Më përmend disa emra të tjerë me të cilët ke bashkëpunuar…
– Rihanna, Jay Zee, Beyonce, Justin Bieber, One Direction, Michael Buble, Miley Cyrus, Katy Perry, Legjendat Rolling Stones, si dhe dj-t më të mirë e të tjerë që nuk i përmenda pasi këta janë të vetëm këtyre dy viteve të fundit.
– Po ata me të cilët pret të bashkëpunosh?
– Siç të thashë më parë, Drake, Avicci dhe çdo muaj kam nga një ose dy këngëtarë që vijnë për koncerte në Australi. Shumë të tjerë që do t’i sjell edhe në Shqipëri.
– Ti vetë, ke patur flirte me ndonjërën prej këngëtareve që ke ftuar?
– Prandaj jam i mirë në punën që bëj sepse çfarë ndodh aty, mbetet aty. (Qesh)
– Ku ndryshon lidhja me një këngëtare, nga ajo me një vajzë të thjeshtë?
– Thjeshtësia e një personi ta bën jetën më të lehtë, por shumë këngëtare i bën puna të jenë ashtu, prandaj është shou bizz.
– Ty, çfarë të pëlqen?
– Mua më pëlqen thjeshtësia, siç jam vetë, asgjë më shumë.
– Ndërkohë që bëj këtë pyetje, vajzat janë gjithë sy e veshë për të dëgjuar përgjigjen… Aktualisht, je i lidhur?
– Jo, jam në kërkim të thjeshtësisë.
– Po thua të vërtetën?
– Po e vë në dyshim? (Qesh) Gjithmonë të kam thënë të vërtetën.
– Ndryshimi që do të doje të bëje në jetën tënde?
– Të ndërtoja një familje…
– Përveç orarit, me çfarë tjetër e ke të vështirë të përshtatesh kur vjen në Shqipëri?
– Dy herë në vit vij në Shqipëri dhe orari s’është problem. Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit është ai që më bezdis; me të nuk arrij të përshtatem.
– Çfarë quan ti një kohë të shpenzuar kot?
– Ata që s’kanë të bëjnë me politikën dhe merren me politikë, më duket se e shpenzojnë kohën kot.
– Për çfarë do të doje të kishe më shumë kohë?
– Për familjen dhe miqtë e mi të afërt.
– Këngëtari për të cilin biletat janë shitur në kohë rekord?
– Këtë vit, rekordin e ka Katy Perry, por rekordin e mban Pink për këto 5 vitet e fundit; ajo është rock star.
– Ka ndodhur ndonjëherë që këngëtari i ftuar të ketë anulluar koncertin pasi biletat ishin shitur?
– Po, na ka ndodhur me Timberland, para 5 vjetësh dhe me disa dj, gjithashtu.
– Si variojnë pagesat për artistët?
– Si rregull, paguhen 50% paradhënie dhe të tjerat ca ditë para, ose po qe se ke kompani të respektuar, edhe një javë pasi mbaron koncerti apo festivali.
– Cila është tarifa për Beyoncen, cila për Rihannën dhe cila për Justin Bieber?
– Tani, po flasim për disa emra që janë më të kërkuarit për momentin. Çdonjëri prej këtyre e ka tarifën sipas vendit që i bën ofertën për një shou apo festival…
– Cili artist apo këngëtar do të ishte dështim i plotë?
– Dështime nga këto ka sa të duash, por unë bëj punën time.
– Kujt nuk do t’i dërgonit kurrë një ftesë për koncert?
– Edhe pse ka shumë nga ata që nuk më pëlqejnë, u bëj ftesë sepse i do pobliku.
– Cila është situata më e këndshme që është krijuar me ndonjërin prej tyre?
– Ah, ka shumë, por Michael Buble është i paparë, ka shumë humor dhe të bën në çdo moment për të qeshur. Edhe Lionel Richie është i madh dhe është kënaqësi të jesh në një after shou party me të.
– Ke ftuar ndonjë artist shqiptar deri tani?
– Të them të drejtën, dua të marr dy-tre artistë shqiptarë që të bëj një super shou në Melburn për shqiptarët që janë këtu dhe do t’i zgjedh e ta vendos shumë shpejt.
– Cila do të ishte një pyetje e sikletshme për ty?
– “Pse nuk ke krijuar ende familje?”
– Përgjigjja?
– “Se nuk e kam gjetur akoma atë që dua”
– A ia ke dhënë ndonjëherë ndonjë vajze numrin e telefonit gabim?
– Jo, po qe se nuk dua të flas, nuk ia jap numrin fare.
– Ke fantazuar ndonjëherë për të dashurën e një shoku?
– Duhet të jesh i sëmurë që të fantazosh për këto gjëra. (Qesh)
– Ke qarë ndonjëherë për një vajzë?
– Po, kam qarë.
– Ke kontrolluar ndonjëherë fshehurazi telefonin e të dashurës?
– Po pati dashuri, ka edhe xhelozi.
– Të kanë tradhtuar ndonjëherë?
– Po tradhtove në dashuri, tradhton në shumë gjëra të tjera në jetë. Për sa e di unë, jo.
– Ke dalë ndonjëherë me dy vajza në të njëjtën kohë?
– Po kam dalë, por s’ka qenë një gjë serioze, thjesht, flirt.
– Ke dalë ndonjëherë përpara pasqyrës dhe i ke thënë vetes: “Afrim, ti je mashkulli më seksi në Shqipëri!”?
– (Qesh) S’kam patur kohë ta mendoj se e dëgjoj prej të tjerëve.
– Cila ka qenë femra e fundit që i ke bërë kompliment?
– Ti, sepse je një gazetare e papame.
– Më trego disa nga planet e tua në vazhdim…
– Kam një plan për Shqipërinë, për të cilin po punoj prej shumë vitesh dhe me kohë, çdo gjë do të jetë me sukses, siç i bëjmë këtu, në mënyrë profesionale dhe korrekte. Në maj do të sjell një këngëtar dhe dj, Lil Jon quhet, si dhe priten shumë të tjerë gjatë verës.

Cili VIP…
…është më i vështirë?
– VIP-at dhe rock starët janë të vështirë sepse duhet mbajtur emri. Prandaj jeta e tyre nuk është ashtu siç shihet në televizion.
…flirton/tradhton më shumë?
– Disa, por jo të gjithë.
…kërkon kushte të çuditshme?
– Kërkojnë shumë gjëra që duhet t’i plotësosh.
…ka më shumë vese?
– Vese kanë sa të duash, vesi tani është bërë pjesë e jetës së tyre.
…kushton më shumë?
– Ata që kanë nisur muzikën Rolling Stone, U2, Madona, pra, legjendat.
…i pëlqen vetja?
– Oh, as pasqyra s’i duron dot nganjëherë. (Qesh)
…e shfaq hapur se përkrah Iluminatin
– Shumë këngëtarë janë pjesë e Iluminatit, por nuk e thonë asnjëherë sepse nuk lejohet të dalin hapur, ashtu siç janë edhe në Shqipëri pjesë e tij disa politikanë dhe shkrimtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *